
Pasi deklaratës së ish- kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa se Kurti duhet të bëjë marrëveshjen ose të lëshojë rrugë, ka reaguar deputeti i LVV-së, Artan Abrashi.
Duke e bashkëngjitur një foto ku shihet ky lajm, Abrashi ironizon me Mustafën.
“Janë të gatshëm të kthehen nga pensionimi që t’i japin edhe më shumë Serbisë.”, ka shkruar deputeti i LVV-së.
Isa Mustafa, lidhur me marrëveshjen për Asociacionin që u publikua sot në media tha se nuk është i sigurt nëse është i vërtetë.
Tutje, tha se ndryshimi është te Kurti e Osmani, e jo te marrëveshja.











