Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. Naser Sahiti është shkarkuar sot me 8 vota PËR nga Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinë.
Sipas arsyetimit që ka siguruar “Mitropol”, Sahiti është shkarkuar për shkak të shkeljeve të konstatuara nga Këshilli Drejtues.
Një person nuk ka votuar fare, gjersa mbledhja është mbajtur nga ora 14:00.
Pas shkarkimit të rektorit, “Mitropol” mëson ekskluzvisht se U.D rektore e Universitetit të Prishtinës është zgjedhur mitrovicasja Luljeta Plakolli-Kasumi.













