Edhe profesori Bekim Baliqi ka shkruar për recensionin e librit të profesorit Enis Sulstarova, ku mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.
Për fat të keq, pjesën kryesore të postimit i merr Baliqit kryeministri i Kosovës që “i kërkoi falje për ndërprerjen e fjalimit”.
“…njëkohësisht e pranoj kërkimfaljen e kryeministrit Kurti për ndërprerjen e fjalimit, i cili në fakt na nderoi shumë me praninë e tij.” – ka shkruar ai.
“I kërkoj falje Prof. Bekim Baliqit që ia ndërpreva fjalimin sot në Fakultetin Filozofik. Por, edhe unë isha brenda temës…”- kishte thënë ndërkohë kryeministri i vendit.












