Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka paralajmëruar protesta lidhur me rritjen e tarifës së energjisë elektrike, raporton Gazeta Express.
Tahiri në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se do të mundohen me çdo mjet ta pengojnë këtë rritje.
“Nuk ka shanse teorike, AAK me i pranu këto tarifa. Ne do të organizojmë protesta, është mjet demokratik. Do të organizohemi në cdo formë me pengu këtë”, tha Tahiri.
Kujtojmë se partitë opozitare nuk e kanë përkrahur këtë propozim të ZRrE-së për rritjen e tarifës së energjisë. Lidhur me këtë, do të mbahet nesër një seancë, ku LDK-ja ka thënë se do ta kundërshtojnë këtë paralajmërim skandaloz të Qeverisë.













