Shkëlzen Gashi, analist, ka shkruar një status në lidhje me kërkesën politike të Fatmir Limajt, kryetar i NISMA-s, për të formuar një front të përbashkët demokratik kundër Qeverisë Kurti II.
Gashi ka ironizuar me Limajn duke thënë se edhe ai do të kërkonte front të përbashkët, nëse do të vidhte për 20 vjet.
“Nëse para luftës kisha qenë fukara e mbas luftës për 20 vjet isha ba multimilioner tu vjedhë… dhe papritmas mbas 20 vjetëve mu kishin blloku mundësitë për me vjedhë hala dhe për ma keq ishin shtu gjasat me ma konfisku pasuninë, e qe besa edhe me përfundu në burg… normal që kisha kërku front të përbashkët kundër qeverisë të kosovës”, shkroi z.Gashi.
Ndryshe, të dielën e kaluar, Limaj gjatë fjalimit të tij në konventën politike të NISMA-s, i ftoi partitë politike dhe qytetarët që të bashkohen në një front të përbashkët demokratik kundër Qeverisë së udhëhequr nga kryeministrit Kurti.













