Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi është shprehur i shokuar nga ngjarja në shtëpinë e të moshuarve në Pejë.
Kreu i partisë më të madhe opozitare ka shkruar në faqen e tij në Facebook se dhuna ndaj një gruaje të moshuar nga personeli që do të duhej të kujdesej për të, tregon problemet e thella që ka shoqëria jonë.
“Për më shumë, dhembja është edhe më e madhe kur bëhet fjalë për keqtrajtimin e një nëne të dëshmorit të lirisë. Por, fatkeqësisht, këtu vihet në pah edhe paaftësia institucionale për të monitoruar institucionet e kujdesit për të moshuarit në mbarëvajtjen e punës”, tha Krasniqi.












