Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Krasniqi flet pas takimit me Kurtin: Nuk jam i sigurt nëse Qeveria e di se në çfarë drejtimi është duke shkuar

08/11/2022 - 09:41
në Kryesore, Lajme
A A
Krasniqi flet pas takimit me Kurtin: Nuk jam i sigurt nëse Qeveria e di se në çfarë drejtimi është duke shkuar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është deklaruar pas takimit që pati me kryeministrin Albin Kurti dhe liderët e tjerë opozitarë.
Krasniqi tha se dje i ka dërguar një letër kryeministri për të shprehur shqetësimin në lidhje me situatën veriore në vend.

“Kemi hyrë në një fazë që s’ka epilog të qartë ndërsa potencialin për përshkallëzim e ka të madh. Më vie mirë që ka reflektuar dhe ka thirrur këtë takim të sotëm ku patëm diskutim rreth asaj se si është situata, si ka ardhur deri këtu por isha më i interesuar të dëgjojë për planet e ardhshme për të menaxhuar këtë situatë. S’mund të them se dola me siguri të madhe se Qeverie e di se në çfarë drejtime është duke shkuar apo çfarë veprime duhet të ndërmarrë, sepse në fund të fundit qëllimi i të gjithëve duhet të jetë mbarëvajtja e rendit publik dhe mbajtja e paqes, por me këtë rast e shpreha qëndrimin e PDK-së, se në këtë moment Kosovës i duhen veprime të përgjegjshme.Veprime që ruajnë sovranitetin në çdo centimetër të Kosovës dhe sa i përket vazhdimësisë së ushtrimit të sovraniteti në katër komunat veriore, por edhe të rendit publik dhe ofrimit të shërbimeve bazike Qeveria duhet të ndërmarrë veprimet që i takojnë dhe për këtë do ta ketë përkrahjen e PDK-së, qoftë përmes veprimeve tona në Kuvend apo në çfarëdo mundësie tjetër që kemi”,tha Krasniqi.

Krasniqi theksoi se përkrahja është për veprimet të cilat e ruajnë krejt rezultatin e sukseset e arritura në të gjitha vitet e pas pavarësisë që kanë rezultuar me integrimin e komunitetit serb në të gjitha institucionet e Kosovës si dhenë ushtrimin e sovranitetin juridik e politik në Kosovë.

“Unë s’mund të them se çka sot duhet të bëjë Qeveria për të sjellur normalitetin. Sot kemi një situatë të re që ka mundur të shmanget, por papjekuria dhe mungesa e koordinim të duhur me aleatët kryesorë të Kosovës duket se kanë sjellë një momentum që ka mundur të shmanget, sido qoftë ne jemi këtu ku jemi dhe është përgjegjësi e Qeverisë, por është obligim i të gjithëve që Kosovën ta vendosim si prioritet para çdo konsiderate tjetër politike apo partiake. Ne kemi diskutuar gjerë e gjatë jo vetëm për këtë situatë, por edhe për procesin e dialogut e normalisht dhe për propozimin franko-gjerman, por unë e kam thënë edhe shumë herë të tjerë. Në vend se të fokusohemi në arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse finale që do të sillte njohjen e ndërsjellë dhe anëtarësimin në OKB ne sot po merremi me tema më sporadike dhe teknike”,shtoi Krasniqi.

Krasniqit ha se del nga ky takim jo shumë i sigurt që kryeministri dhe Qeveria e dinë se në çfarë rruge kanë hyrë dhe si do të duhej të dalin nga kjo rrugë duke e ruajtur tërësinë e Kosovës dhe funksionimin e shtetit ashtu siç e kemi pasur.

“Ne erdhëm më shumë për të dëgjuar kryeministrin , diskutuam gjerë e gjatë, por s’jam i sigurt që vërtetë e dinë në çfarë rruge kanë hyrë”, theksoi ai./Lajmi.net/

JU REKOMANDOJMË

Marrëveshja LDK – VV për presidentin, Maliqi: Dy veta gjeten “presidentin konsensual” të Kurthit

Maliqi: Dialogu Kosovë – Serbi është “ngrirë”, por do të “shkrihet” së shpejti
01/09/2026 - 11:20

Analisti Shkëlzen Maliqi e ka komentuar marrëveshjen në mes të LDK-së dhe VV-së për zgjedhjen e presidentit të ri. Ai ka ironizuar me këtë ujdi të Abdixhikut dhe...

Më shumëDetails

LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal

LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal
01/09/2026 - 11:03

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, ka zhvilluar sot një aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, ku hyrja e objektit u bllokua me thasë me mbeturina, në shenjë proteste...

Më shumëDetails

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë
01/09/2026 - 10:46

Në seancën e rigjykimit, i akuzuari Endrit Nika u deklarua sërish i pafajshëm për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë-Kosovë më 2023. “I pafajshëm”,...

Më shumëDetails

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 10:20

Një grua, e cila ishte raportuar si e zhdukur në Dragash, është gjetur pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 31 gusht,...

Më shumëDetails

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë