Nol Nushi nga PSD ka thënë se Qeveria e Kosovës po manipulon e dezinformon tash e disa javë në lidhje me planin franko-gjerman.
Ai përmes një video të publikuar në Facebook, ka thënë se ai është dokument i rëndësishëm por që asnjë qytetar i Kosovë ende nuk e ka parë atë.
Ai ka publikuar deklaratat e presidentes Osmani lidhur me atë, të zëvendëskryeministrit Bislimi dhe kryeministrit Kurti.
Postimi i tij i plotë:
Plani franko-gjerman është dokumenti më i rëndësishëm i kohëve të fundit. Por, asnjë qytetar i Kosovës ende nuk e ka parë atë.
Qeveria e Kosovës po manipulon e dezinformon tash e disa javë në lidhje me këtë draft.












