Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thirrrur konferencë të jashtëzakonshme për media.
Konferenca ndërlidhet me mos-votimin nga opozita të marrëveshjes për Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale.
Konferenca e jashtëtakonshme do të mbahet me fillim nga ora 13:30.
Murati, përmes përmes një statusi në Facebook ka shkruar sot se është hera e parë që një marrëveshje ndërkombëtare rrëzohet, derisa thotë se herave të tjera nuk kanë kaluar për shkak të mungesës së kuorumit.
Lidhje Demokratike e Kosovës ka votuar kundër kësaj marrëveshje, derisa Murati tha se ky subjekt “sapo bëri histori në kuvend”.
Për këtë marrëveshje 75 deputetë kanë votuar për dhe 8 kundër.












