Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prokuroria nis hetimet ndaj punonjësit të Raiffeisen Bank për publikimin e transaksioneve bankare të Përparim Ramës

06/11/2026 - 16:44
në Lajme
A A
SKANDAL: Një punëtor i “Raiffeisen” qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Themelore e Prishtinës kanë konfirmuar se tashmë kanë nisur edhe procedurat hetimore për rastin e punëtorit të “Raiffeisen Bank” i cili dyshohet se pa autorizim është qasur në llogarinë bankare të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe ka shpërndarë pasqyrën dhe transaksionet financiare.

Lidhur me rastin, Prokuroria kanë deklaruar se kanë autorizuar Policinë e Kosovës për të ndërmarrë veprime në zbardhjen e rastit.

“Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se rasti në fjalë është pranuar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.Lidhur me këtë rast, Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme parahetimore, me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave të rastit”, kanë thënë për Gazetën Express nga Prokuroria e Shtetit.

Për shkak të mundësisë së cënimit të hetimeve, nga Prokuroria nuk kanë ndarë detaje të tjera lidhur me rastin.

“Megjithatë, duke marrë parasysh fazën aktuale të procedurës penale, për momentin nuk mund të ofrojmë detaje shtesë lidhur me këtë çështje, sepse mund të cenohet mbarëvajtja e procesit hetimor”, kanë deklaruar nga Prokuroria e Shtetit.

Të enjten, Komuna e Prishtinës përmes një përgjigjeje me email kishte konfirmuar se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të ndjek rrugë ligjore për rastin në fjalë.

Sipas Komunës, vetë Banka Raiffeisen ua kishte konfirmuar se e kanë identifikuar personin që është qasur pa autorizim në llogarinë e kreut të Komunës dhe se të njejtin e kanë larguar nga puna.

“Kryetarit Rama i është konfirmuar se një punonjës i Raiffeisen Bank është qasur pa autorizim në llogarinë bankare të tij dhe ka shpërndarë të dhëna personale nga llogaria e tij.Për këtë shkelje të rëndë, kryetari Rama ka dorëzuar ankesë zyrtare dhe ka kërkuar sqarime nga banka. Sipas Raiffeisen Bank, punonjësi i gjinisë mashkull, përgjegjës për këtë shkelje të rëndë është identifikuar dhe është larguar nga puna”, kanë treguar nga Komuna e Prishtinës.

Për rastin në fjalë kanë folur të enjten për Express edhe nga Banka Raiffeisen duke konfirmuar se kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme pas ankesës së Përparim Ramës.

“Ju konfirmojmë se ankesa nga Kryetari i Prishtinës, z. Përparim Rama, është trajtuar në përputhje me kërkesat ligjore dhe rregullatore. Pas hetimit dhe shqyrtimit të rastit, kemi ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme bazuar në ligjet dhe rregulloret në fuqi, përfshirë edhe njoftimin e autoriteteve kompetente.”, kanë deklaruar nga Banka Raiffeisen.

JU REKOMANDOJMË

Kurti e gjuan topin te Ministria për mungesën e uniformave në Polici: Buxheti është rritur, kurrë s’ka pasur më shumë kujdes shtetëror

Kurti e gjuan topin te Ministria për mungesën e uniformave në Polici: Buxheti është rritur, kurrë s’ka pasur më shumë kujdes shtetëror
06/11/2026 - 16:21

Kryeministri, Albin Kurti, nuk ka dhënë përgjigje konkrete lidhur me raportimet për mungesë të uniformave dhe pajisjeve për zyrtarët e Policisë së Kosovës, çështje kjo që ishte raportuar...

Më shumëDetails

IPK-ja kërkoi suspendimin e tij – Dhëndri i shefit të tenderëve në Polici, Ideal Shala i ‘Kia Kosova’ mori nëntë kontrata nga i njëjti institucion

IPK-ja kërkoi suspendimin e tij – Dhëndri i shefit të tenderëve në Polici, Ideal Shala i ‘Kia Kosova’ mori nëntë kontrata nga i njëjti institucion
06/11/2026 - 16:14

Dokumentet e e-Prokurimit zbulojnë se biznesi i Ideal Shalës i ‘Kia Kosova’, bashkëshortit të motrës së Artan Fejzës, ka lidhur nëntë kontrata me Policinë e Kosovës. Kontratat përfshijnë...

Më shumëDetails

U ‘lut’ që të ketë ‘‘pak nga gjaku’’ i Kurtit, aktivistja që u ekzaltua nga veprimi i kryeministrit, pjesë e kabinetit të Mujës

U ‘lut’ që të ketë ‘‘pak nga gjaku’’ i Kurtit, aktivistja që u ekzaltua nga veprimi i kryeministrit, pjesë e kabinetit të Mujës
06/11/2026 - 15:41

Dje, kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka dhuruar gjak në kuadër të aksionit vullnetar të organizuar në shënim të 10-vjetorit të vdekjes së aktivistit të kësaj partie, Astrit...

Më shumëDetails

MASh nis kontrollet në shkolla, Inspektorati verifikon ku përfunduan paratë e subvencioneve për tekstet shkollore

MASh nis kontrollet në shkolla, Inspektorati verifikon ku përfunduan paratë e subvencioneve për tekstet shkollore
06/11/2026 - 15:17

Ministria e Arsimit dhe Shkencës rikujton të gjithë prindërit dhe kujdestarët ligjorë se tekstet dhe materialet shkollore të subvencionuara për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm të...

Më shumëDetails

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuarit për vrasjen e Diana Kastratit

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuarit për vrasjen e Diana Kastratit
06/11/2026 - 15:05

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e Adnon Jasharit, i cili kërkohet nga organet e drejtësisë për veprën penale “Vrasje e rëndë”, lidhur me...

Më shumëDetails

Inspektorati i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Drenas

Inspektorati i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Drenas
06/11/2026 - 14:16

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në komunën e Drenasit, pas konstatimit të parregullsive në zbatimin e masave për Sigurinë dhe Shëndetin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    173 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43
  • Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    189 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 47
  • Rrihet sërish gazetari i showbizit, Elton Tozaj (Pamje)

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • SKANDAL: Një punëtor i “Raiffeisen” qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Nga tenderët 75 milionë euro te akuzat: Ram Geci rrezikon deri në 4 vite burg

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë