Podujevës, ku një person është gjetur pa shenja jete dhe dyshohet të ketë kryer vetëvrasje, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për një burrë, i cili është gjetur i varur në afërsi të varrezave të fshatit.
Kështu kanë bërë të ditur burimet e Sinjalit nga Emergjenca dhe njoftuan se vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes.
Sipas informacioneve të para, i ndjeri kishte braktisur veturën e tij diku në fshat dhe më pas nuk është gjetur. Por pas kërkimeve nga Policia, i ndjeri u gjet i varur.
Ndërkohë që ende nuk janë të njohura motivet që e kanë shtyrë viktimën drejt vetëvrasjes.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku po bëhen ekzaminimet e lokacionit dhe janë marrë disa deklarata nga të afërmit e të ndjerit.
Burimet thonë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për këtë rast.













