Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nga muaji shkurt, Qeveria armatos dhe blen pajisje për policinë kufitare

12/11/2022 - 13:40
në Kryesore, Lajme
A A
Nga muaji shkurt, Qeveria armatos dhe blen pajisje për policinë kufitare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në muajin shkurt, të vitit që vjen, Policia kufitare pritet të furnizohet me armë dhe pajisje për kontrollin dhe sigurinë kufitare. Ky furnizim, projekt i ri kapital, është paraparë nga Qeveria e Kosovës në projektbuxhetin e vitit 2023.

Sipas buxhetit i cili është ende draft, dhe pritet të marr dritën e gjelbër nga Kuvendi i Kosovës, furnizimi pritet të filloj në muajin shkurt të vitit që vjen dhe do të përfundoj me 31 dhjetor të vitit 2025.Për këtë qëllim, janë buxhetuar 600 mijë euro. Jo vetëm kaq.

KALLXO.com gjithashtu raportoi se për armë dhe pajisje speciale për Policinë e Kosovës, Qeveria e Kosovës ka ndarë hiç më pak se 1 milion e450 mijë euro në këtë projektbuxhet. Blerja e armatimit dhe pajisjeve speciale për këtë institucion të zbatimit ligjit në vend, parashihet të filloj në po ashtu në të njëjtin muaj të vitit të ardhshëm dhe parashihet të mbaroj pas dy viteve.Armë dhe pajisje speciale për Policinë në vlerë mbi 1.4 milionë euro në buxhetin e 2023-ës Me buxhetin e viti që vjen, pritet të blihen edhe autoblinda dhe mjete tjera të veçanta, pasi janë buxhetuar 1,800,000 euro për blerjen e tyre.

Qeveria buxheton 1.8 milionë euro për blerje të auoblindave dhe automjete të veçanta për PolicinëLidhu me buxhetin për vitin 2023, kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, ka thënë se projektligjin e miratuar për Buxhetin e Kosovës për vitin 2023, është në vlerë 3 miliardë e 212 milionë euro.

Sipas Kurtit, në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, Qeveria ka rritur buxhetin për blerje të armatimit modern për ushtrinë e duke shtuar 300 pozita të reja për Policinë. Derisa, në shëndetësi janë ndarë 296 milionë euro.

Prioritet tjetër është edhe fusha e arsimit ku pritet ndërtim i 11 kopshteve dhe shtim të 500 asistentëve për fëmijë me aftësi të kufizuara. Në bujqësi, sipas Kurtit, për herë të parë buxheti arrin vlerën 87 milionë euro.

Kurti më tej shtoi se kanë ndarë edhe 15 milionë euro shtesë për vitin 2023, për rezervat shtetërore, e 6 milionë euro për terminalet doganore shtetërore. Derisa, 40 milionë euro për investime për mbështetjen e ndërmarrjeve publike. Sa i përket mirëqenies sociale, 60 milionë euro janë ndarë për shtesat për lehona e për fëmijë./KALLXO

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë