Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Agim Bahtiri: Albin Kurti po koordinohet me SHBA-në, vendimet e Qeverisë duhet të zbatohen pikë për pikë

14/11/2022 - 21:08
në Lajme
A A
Agim Bahtiri: Albin Kurti po koordinohet me SHBA-në, vendimet e Qeverisë duhet të zbatohen pikë për pikë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria e Kosovës vendosi që të zbatojë me tri faza afatin për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia me ato të Republikës së Kosovës.

Nga 1 nëntori deri më 21 nëntor ka filluar masa e qortimit ndërkaq nga data 21 nëntor deri më 21 janar, do të jetë masa e gjobitjes.

Kjo fazë parasheh gjoba prej 150 eurosh për ata që lëvizin me targa ilegale.

Si shënjë pakënaqësie me këtë vendim, zyrtarët serb që punonin në institucionet e Republikës së Kosovës, kanë nisur dorëheqjet e tyre.

Ndonëse SHBA-ja dhe BE-ja, kanë kërkuar që ky vendim të mos zbatohet, ish-kryetari i Mitrovicës së Jugut nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, për FrontOnline, tha se Kurti është në koordinim të plotë me ta.

“Kurti është në koordinim me SHBA-të dhe vendimet që i ka marr Qeveria e Kosovës duhet të zbatohen pikë për pikë pasi që as evropianët e as amerikanët nuk janë kundër që të implementohet marrëveshja e cila është një garancë për të ardhmen e qytetarëve e sidomos për Kosovën”, tha ai për Front Online.

Bahtiri: Serbia nuk e ka problemin me targat, interes i saj është territori i Kosovës

E për veprimet e serbëve pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, Bahtiri tha se ato më së paku kanë të bëjnë me targat.

Ai tha se interesi kryesor i serbëve është territori i Kosovës, të cilin ata e kanë synuar çdo herë.

“Unë mendoj se gjithë kjo e cila po bënë Serbia nuk është interesi apo me të thënë shkaku kryesor nuk janë targat por është territori i Kosovës të cilin Serbia çdo herë ka pasur pretendime për ta marrë atë pjesë ky është problemi nuk është problemi të targat edhe ShBA edhe BE-ja e kanë kuptuar qëllimin e Serbisë”, u shpreh Bahtiri

Agim Bahtiri: Qytetarët shqiptarë në veri mos të ndihen të frikësuar, Qeveria është e gatshme t’u ofroj siguri

Ish-kryetari i Mitrovicës, foli edhe për situatën e krijuar atje, pas vendimit për targat.

Ai tha se qytetarët nuk duhet të ndihen të frikësuar pasi që siç tha ai, serbët e veriut janë pro ndërrimit të targave por janë disa grupe të financuara nga Serbia që u bëjnë presion qytetarëve serb.

“Unë mendoj se nuk ka nevojë me pas tension për arsyeje se të gjithë qytetarët e veriut shumica e tyre janë për t’i marrë targat dhe për t’iu kthyer normalitetit, por janë grupet e caktuara të cilat i inkuadron Serbia për t’i frikësuar qytetarët në pjesën e veriut dhe dua ta dini se qytetarët serb nuk janë fare dhe nuk kanë fare presion nga shqiptarët por janë në presion serb”, tha ai për Front Online.

Duke folur për situatën ne veri, Bahtiri, tutje tha se Qeveria e Kosovës është e gatshme t’iu ofrojë siguri qytetarëve.

“Unë mendoj se nuk kanë frikë. Qytetarët shqiptarë në veri nuk kanë pse me pas frikë, janë në territorin e tyre në shtetin e tyre dhe Qeveria e Kosovës do të jetë e gatshme që çdo banori t’i jep mundësinë e sigurisë në çdo pjesë të territorit të Kosovës”, tha ai për Front Online.

Qeveria e Kosovës, ka nisur zbatimin e vendimit për targat me 1 nëntor të këtij viti.

Faza e parë e planit parasheh qortimin e shoferëve që vozisin makina me targa të paligjshme; e dyta parasheh gjoba prej 150 eurosh, ndërsa në të tretën do të shpërndahen targa provuese.

Me këtë plan, pritet që nga 21 prilli i vitit të ardhshëm, në komunikacion të lejohen vetëm makina me targa RKS.

JU REKOMANDOJMË

Marrëveshja LDK – VV për presidentin, Maliqi: Dy veta gjeten “presidentin konsensual” të Kurthit

Maliqi: Dialogu Kosovë – Serbi është “ngrirë”, por do të “shkrihet” së shpejti
01/09/2026 - 11:20

Analisti Shkëlzen Maliqi e ka komentuar marrëveshjen në mes të LDK-së dhe VV-së për zgjedhjen e presidentit të ri. Ai ka ironizuar me këtë ujdi të Abdixhikut dhe...

Më shumëDetails

LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal

LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal
01/09/2026 - 11:03

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, ka zhvilluar sot një aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, ku hyrja e objektit u bllokua me thasë me mbeturina, në shenjë proteste...

Më shumëDetails

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë
01/09/2026 - 10:46

Në seancën e rigjykimit, i akuzuari Endrit Nika u deklarua sërish i pafajshëm për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë-Kosovë më 2023. “I pafajshëm”,...

Më shumëDetails

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 10:20

Një grua, e cila ishte raportuar si e zhdukur në Dragash, është gjetur pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 31 gusht,...

Më shumëDetails

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë