Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deputeti i VV-së tha se po ta kishte rrogën 500 euro do të ikte nga Kosova, por gjendja është më keq

17/11/2022 - 08:18
në Kryesore, Lajme
A A
Deputeti i VV-së tha se po ta kishte rrogën 500 euro do të ikte nga Kosova, por gjendja është më keq
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

”Nëse do ta merrja rrogën 500 euro edhe unë kisha kqyr me dalë jashtë”.

Kështu ka thënë Visar Korenica, deputet i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, të mërkurën në “Pressing” të T7.

Por punëtorët e sektorit privat marrin dukshëm më pak, duke u bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për vitet 2012-2021.

Paga neto për sektorin privat në vitin 2012 ishte 308 euro, ndërkaq në vitin 2021 është 376 – pra, 68 euro rritje për nëntë vite.

Më mirë qëndrojnë punëtorët e sektorit publik paga mesatare e të cilëve është 542 euro. Ndërkaq kampion në paga janë punëtorët e ndërmarrjeve publike, 680 euro, pagë mesatare neto.

Përkundër që qëndrojnë më mirë në aspektin financiar, kuleta e shtetit është e hapur për këto dy kategori punëtorësh – marrin shtesa herë pas here.

Por kuleta e shtetit nuk është e hapur edhe për ata që e mbushin këtë kuletë, punëtorët e sektorit privat.

Ndihma e vetme e tyre ka qenë një shtesë prej 100 euro në vitin 2021, poqë nuk përfshinte të gjithë për shkak të vendeve të punës të paformalizuara që janë në tregun kosovar.

E nëse kërkohet paga mesatare për të gjithë punëtorët pa dallim sektori, ajo është 432 euro neto.

Nëntë vite më parë kishte qenë 348 euro, ka lëvizur vetëm 84 euro.

Ndërkaq rritje të çmimeve ka pasur vazhdimisht, sidomos viteve të fundit si pasojë e pandemisë COVID-19 dhe luftës së Rusisë në Ukrainë.

Banka Botërore e ka dhënë shifrën 19 për qind të inflacionit, poqë për produktet esenciale e tejkalon dukshëm këtë normë.

Meqë pagat sillen ”kah 500shi“, një pjesë e madhe e tyre shkojnë për konsum. Avdullah Hoti, deptueti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), të martën në Pressing të T7 ka thënë se ”2/3 e pagave mesatare në Kosovë shkon për konsum“.

Konsumi është vetëm një element i standardit të jetës, ka gjëra përtej ushqimit e që janë elementare për plotësimin e nevojave të njeriut.

Referuar gjithë kësa situate, në vitin 2021 mbi 43 mijë qytetarë kanë vendosur ta lëshojnë Kosovën, për të kërkuar një jetë më të mirë – përtej dorëzimit të pjesës dërmuese të rrogës në sofër. /Express

JU REKOMANDOJMË

Marrëveshja LDK – VV për presidentin, Maliqi: Dy veta gjeten “presidentin konsensual” të Kurthit

Maliqi: Dialogu Kosovë – Serbi është “ngrirë”, por do të “shkrihet” së shpejti
01/09/2026 - 11:20

Analisti Shkëlzen Maliqi e ka komentuar marrëveshjen në mes të LDK-së dhe VV-së për zgjedhjen e presidentit të ri. Ai ka ironizuar me këtë ujdi të Abdixhikut dhe...

Më shumëDetails

LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal

LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal
01/09/2026 - 11:03

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, ka zhvilluar sot një aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, ku hyrja e objektit u bllokua me thasë me mbeturina, në shenjë proteste...

Më shumëDetails

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë
01/09/2026 - 10:46

Në seancën e rigjykimit, i akuzuari Endrit Nika u deklarua sërish i pafajshëm për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë-Kosovë më 2023. “I pafajshëm”,...

Më shumëDetails

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 10:20

Një grua, e cila ishte raportuar si e zhdukur në Dragash, është gjetur pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 31 gusht,...

Më shumëDetails

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë