
Edhe Eman Rrahmani, deputeti i Vetëvendosjes që duket të jetë në sherr me Albin Kurtin, i ka dhënë mbështetje kryeministrit që ndodhet në Bruksel përballë Vuçiqit.
Por, ai ka ‘harruar’ të masivizojë edhe më shumë thurjen #meKryeministrin, të cilin e kanë bërë tashmë dhjetëra deputetë, zyrtarë e aktivistë të partisë në pushtet.
“Kur është ne pyetje integriteti, sovraniteti dhe interesat e Republikës së Kosovës, çdo herë në mbështetje të plotë e pa rezeverë për Kryeministrin e secilin që mbronë interesat shtetërore të RKS-së.” – ka thënë z. Rrahmani në profilin e tij në Facebook.
Rrahmani së fundi i kishte dhënë mbështetje edhe Visar Korenicës, deputetit tjetër të Vetëvendosjes që ka rënë në sherr me partinë ku bën pjesë për shkak të qëndrimeve për Kodin Civil.
Kurti e ka nisur takimin me Vuçiqin nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian prej orës 10:15 të mëngjesit të sotëm, dhe ende nuk ka asnjë informacion se ai ka përfunduar.











