Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skenderaj katër ditë pa ujë, qytetarët ankohen se Ujësjellësi po i diskriminon

22/11/2022 - 10:40
në Kryesore, Lajme
A A
Skenderaj katër ditë pa ujë, qytetarët ankohen se Ujësjellësi po i diskriminon
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Reshjet e mëdha të shiut ditët e fundit kanë shkaktuar vërshime të shumta gjithandej Kosovës dhe kanë ndalur furnizimin me ujë.

Qytetarët e Skenderajt janë pa ujë që nga dita e shtunë dhe kjo ua ka vështirësuar jetën atyre shumë.

Mitrovica dhe Vushtrria kanë filluar të furnizohen me ujë ditën e djeshme kurse Skenderaj ende nuk ka furnizim të rregullt me ujë nga KRU “Mitrovica”, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Qytetarët e Skenderajt në prononcime për Veriu.info janë ankuar se KRU “Mitrovica” po i diskriminon pasi dy komunat tjera, Mitrovica dhe Vushtrria kanë ujë kurse Skenderaj jo.

“Ndalja e ujit në Skenderaj, qysh prej të shtunës jemi duke u përball me mungesë të ujit. Kjo është e tmerrshme askujt nuk i intereson për neve, në Mitrovicë dhe Vushtrri ka ujë edhe pas vërshimeve uji ka ardhur menjëherë vetëm në Skenderaj jemi lënë shumë pas dore”. – ka thënë Ismet Zeqiri, qytetar i Skenderajt.

Kurse një qytetar tjetër thotë se kjo po ua vështirëson jetën dhe se askush nuk merr përgjegjësi për një gjë të tillë.

“Që nga e shtuna nuk kemi as edhe një pikë uji, kjo është e pa tolerueshme po na vështirëson edhe jetën. Ani pse jetoj në qendër të Skenderajt dhe jam pagues i rregullt as edhe një përgjegjesi nuk e merr askush të na tregoj dhe kur vjen uji.” – ka thënë qytetari Migjen Rrecaj për Veriu.info.

Veriu.info ka kontaktuar edhe kryetarin e Skenderajt, Fadil Nura, i cili ka thënë se nga komunikimi me ujësjellësin i është thënë se furnizimi do të fillonte ditën e djeshme por kjo ende nuk ka ndodhur as sot.

“Po është e vërtetë që në Skenderaj nuk ka ujë nga dita e shtunë. Kjo është kompetencë e ujësjellësit që është kompani regjionale. Unë kam kontaktuar me kryeshefin Bashkim Kurti dhe arsyetimi i tij ka qenë që ndotja e ujit ka kaluar të gjitha normat e lejuara dhe janë detyruar ta ndalin. Më është thënë që furnizimi do të fillojë ditën e djeshme për në mbrëmje por fatkeqësisht edhe sot ende nuk ka ujë ne Skenderaj” – ka thënë kryetari i Skenderajt Fadil Nura për Veriu.info.

Se ku qëndron problemi rreth kësaj çështje Veriu.info ka kontaktuar edhe kryeshefin e KRU “Mitrovica” Bashkim Kurtin i cili ka thënë se gypat në Skenderaj kanë marrë ajër dhe furnizimi me ujë ende nuk ka filluar.

Ai ka theksuar se ekipet e punëtorëve janë në terren dhe sot do të fillojë furnizimi.

“Prodhimi në fabrikë ka filluar dje dhe njëkohësisht furnizimi, mirëpo çështja e Skenderajt qëndron se gypat kanë marrë ajër dhe furnizimi nuk ka filluar ende. Punëtorët janë në terren dhe shumë shpejt pritet të rregullohet problemi dhe të fillojë furnizimi. Gjithsesi se do të kryhet sot brenda ditës” – tha kryeshefi i KRU “Mitrovica” për gazetën online Veriu.info.

JU REKOMANDOJMË

Marrëveshja LDK – VV për presidentin, Maliqi: Dy veta gjeten “presidentin konsensual” të Kurthit

Maliqi: Dialogu Kosovë – Serbi është “ngrirë”, por do të “shkrihet” së shpejti
01/09/2026 - 11:20

Analisti Shkëlzen Maliqi e ka komentuar marrëveshjen në mes të LDK-së dhe VV-së për zgjedhjen e presidentit të ri. Ai ka ironizuar me këtë ujdi të Abdixhikut dhe...

Më shumëDetails

LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal

LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal
01/09/2026 - 11:03

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, ka zhvilluar sot një aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, ku hyrja e objektit u bllokua me thasë me mbeturina, në shenjë proteste...

Më shumëDetails

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë
01/09/2026 - 10:46

Në seancën e rigjykimit, i akuzuari Endrit Nika u deklarua sërish i pafajshëm për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë-Kosovë më 2023. “I pafajshëm”,...

Më shumëDetails

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 10:20

Një grua, e cila ishte raportuar si e zhdukur në Dragash, është gjetur pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 31 gusht,...

Më shumëDetails

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë