Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Berlini i kërkon Kurtit të mos shqiptojë gjoba për targat dhe të pajtohet që Asociacioni të hyjë në agjendë

23/11/2022 - 18:16
në Kryesore, Lajme
A A
Rritja e çmimeve nga tregtarët, vjen njoftimi i rëndësishëm nga Qeveria
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria gjermane është shprehur e zhgënjyer të mërkurën që takimi Kurti – Vuçiq në fillim të javës nuk prodhoi një marrëveshje për targat.

“Qeveria gjermane është  e zhgënyjer që kryeministri i Kosovës Kurti dhe presidenti i Serbisë, Vuçiq, nuk arritën të hënën të bien dakord për një zgjidhje të krizës aktuale”, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, të mërkurën pasdite në konferencën e rregullt për shtyp të qeverisë gjermane, duke iu përgjigjur kështu një pyetjeje të Deutsche Welles. “Bisedimet me shefin e politikës së jashtme të BE-së, Borrell, por edhe me Lajçakun, për targat e vjetra serbe në Kosovë përfunduan pa rezultat”, shtoi ai.

Hebestreit e përshëndeti faktin që Kurti e shtyu afatin për marrjen e masave ndëshkuese dhe bëri thirrje që kjo kohë të shfrytëzohet për arrijtjen e një zgjidhjeje:

“Është mirë që qeveria në Kosovë ka vendosur që t’i pezullojë për 48 orë masat ekzekutive, pra vendosjen e gjobave, Është me rëndësi që kjo periudhë të shfrytëzohet për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme në këtë mosmarrëveshje, çka do të sillte edhe shpërshkallëzim të situatës.”

Hebestreit apeloi te qeveria e Kosovës që të mos vërë gjoba në këtë periudhë.

“Në këtë kontekst, i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që të mos ndërmarrë asnjë masë ekzekutive që ka të bëjë me shkëmbimin e targave, në mënyrë që të mos pengohet një zgjidhje e qëndrueshme.”

“Normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve është urgjent”

Zëdhënësi i qeverisë gjermane më tej vuri në dukje domosdoshmërinë e arritjes sa më shpejt të një marrëveshjeje në dialog. “Përshkallëzimi aktual tregon edhe një herë se sa urgjent është progresi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes dy shteteve.”

Hebestreit shtoi më tej se Gjermania e mbështet dialogun e drejtuar nga Borrell dhe Lajçak. “Qeveria Federale mbështet përpjekjet e përfaqësuesit të BE-së për punët e jashtme dhe të të dërguarit të posaçëm Lajcak, për të harmonizuar dialogun mes këtyre dy vendeve në këtë çështje.” Dhe shtoi: “Apeli ynë për qeveritë e të dy vendeve është që të angazhohen në mënyrë konstruktive për këtë çështje”. Sipas qeverisë gjermane, në axhendën e dialogut duhet të hyjë edhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe”. Këtë të fundit qeveria e Kosovës e ka refuzuar deri tani.

E ndodhur nën trysninë e SHBA-së dhe BE-së,qeveria e Kosovës e pat shtyrë të hënën edhe për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe. Vendimi parshihte nisjen e gjobitjes së shoferëve që qarkullojnë me targa ilegale. Përfqësues të qeverisë së Kosovës dhe Serbisë ndoodhen aktualisht në Bruksel për të gjetur një zgjidhje të mundshme për të dalë nga kriza aktuale. /DW/

JU REKOMANDOJMË

Marrëveshja LDK – VV për presidentin, Maliqi: Dy veta gjeten “presidentin konsensual” të Kurthit

Maliqi: Dialogu Kosovë – Serbi është “ngrirë”, por do të “shkrihet” së shpejti
01/09/2026 - 11:20

Analisti Shkëlzen Maliqi e ka komentuar marrëveshjen në mes të LDK-së dhe VV-së për zgjedhjen e presidentit të ri. Ai ka ironizuar me këtë ujdi të Abdixhikut dhe...

Më shumëDetails

LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal

LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal
01/09/2026 - 11:03

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, ka zhvilluar sot një aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, ku hyrja e objektit u bllokua me thasë me mbeturina, në shenjë proteste...

Më shumëDetails

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë
01/09/2026 - 10:46

Në seancën e rigjykimit, i akuzuari Endrit Nika u deklarua sërish i pafajshëm për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë-Kosovë më 2023. “I pafajshëm”,...

Më shumëDetails

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 10:20

Një grua, e cila ishte raportuar si e zhdukur në Dragash, është gjetur pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 31 gusht,...

Më shumëDetails

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë