Zv/kryeministri kosovar, Besnik Bislimi është deklaruar pasi Prishtina dhe Beogradi arritën ujdinë për çështjen e targave.
Sipas tij, Serbia do të pushojë së lëshuari tabela të regjistrimit me emërtime të qyteteve të Kosovës, ndërsa Kosova do të pushojë së vendosuri gjoba ndaj serbëve të Kosovës.
Megjithatë, përmes një lidhje direkte në RTK, Bislimi u shpreh se tani pritet që të ftohen liderët për të diskutuar në lidhje me propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes dyja vendeve.












