Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka uruar festën e 28 nëntorit.
Ai përmes një postimi në Facebook radhiti festat e kësaj date të rëndësishme, siç janë: Dita e Flamurit; Ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe Dita e daljes publike të UÇK-së në skenë.
“Sot, kemi shumë arsye për të festuar, por edhe më shumë për të punuar për trojet tona shqiptare, të cilat janë si lule të ujitura me gjakun e dëshmorëve të rënë”, shkroi Bahtir, përcjell “Veriu.info”.
Postimi i plotë
Gëzuar 28 nëntori! 🇦🇱
Sot, kemi shumë arsye për të festuar, por edhe më shumë për të punuar për trojet tona shqiptare, të cilat janë si lule të ujitura me gjakun e dëshmorëve të rënë.
Në këtë datë të rëndësishme, festojmë Ditën e Flamurit; Ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe Ditën e daljes publike të UÇK-së në skenë.
Besoj dhe shpresoj që në përvjetorët e tjerë të kësaj feste të bekuar, te jemi akoma më të bashkuar e ta gëzojmë së bashku lirinë tonë të shenjtë sepse ia kemi borxh atdheut.
AB












