Një market në Mitrovicë në rrugën “Rifat Vidishiqi”, sonte rreth orës 20:30 është bërë cak i hajnave, shkruan Veriu.info.
Hajni nën kërcënimin e armës hyn në market dhe vjedhë një shumë parash nga arka.
Rastin për Veriu.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.
“ Sonte, rreth orës 20:30, policia në Mitrovicë ka pranuar informatën se në një dyqan ( market) në rrugën ,,Rifat Vidishiqi” në Mitrovicë, është kryer një grabitje. Bazuar në informata fillestare, dyshohet se një person i dyshuar nën kërcënimin e armës ka grabitur një shumë të parave nga dyqani dhe ka ikur në drejtim të panjohur”, ka thënë Zahiti.
Njësitet përkatëse policore janë duke ndërmarrë veprime hetimore në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar dhe mbledhjen e provave relevante në lidhje me këtë rast.