Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Në letrën e Sokol Halilit, mund ta lexosh shoqërinë tonë

04/12/2022 - 17:49
në Opinione
A A
Në letrën e Sokol Halilit, mund ta lexosh shoqërinë tonë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“E vrava me vetëdije të plotë, sepse nuk mu bind”- ky është kuptimi i gjithë letrës së vrasësit të një gruaje dhe një fëmije.

Shkruan: Zana Avdiu

Letra e Sokol Halilit, e përshkruan mësë miri, se si mendojnë burrat, si i shohin dhe trajtojnë gratë, si dhe pse vrasin kaq lehtë burrat. Ai në letrën e tij, tregon se si burrat edhe kur janë dhunues e vrasës, janë të mirët!

Letra e Sokolit, dëshmoi se ai u mundua të jetë më i miri në shoqërinë tonë. Ai i ka zbatuar fiks rregullat, e shoqërisë tonë. Ai thjesht, ka dashur të jetë ideali.

Sokoli ka dashur, si të gjithë burrat tjerë, të jetë ai qe do të vendos, se si dhe ku do të jetojë gruaja e tij. Ai ka dashur që të jetë ai që vendos, se çka të mendojë Hamidja, çka të besojë, e çka të ketë dëshira ajo. Ai ka dashur të jetë ai që vendosë, me kë të rrijë e me kë jo Hamidja. Madje të vendos me cilen motër të saj bën të takohet, e me cilën jo. Pra, ai ka dashur të ketë kontrollë të plotë mbi Hamidën. Ashtu si shumica e burrave shqiptarë, që duan të kenë kontrollë mbi gratë e tyre.

Letra e Sokolit, e pëshkruan qartë mendësinë e shoqërisë, e sidomos shumicës së burrave: që për ta, është e paimagjunueshme që gruaja e tyre të ketë të drejtë të jetojë ku të dojë, të rri me kë të dojë, dhe të ndahet kurdo dhe për çfarëdo arsye që ajo don. Ata duan që ose të jetojë siç do burri, ose të vritet. Ashtu siç e kishte thënë edhe Sokoli në letër “ose jetojmë të tre bashkë, ose do të vdesim të tre”. Pra, veç me jetu ashtu siç don gruaja, nuk bën.

Fakti që e verteton këtë, është letra e tij shfajësuese, para se të vdiste. Pra, ai ka besuar plotësisht që ai ka të drejtë, ta vras gruan, kur ajo nuk i bindet atij. Ai sulmon edhe mediat sepse thotë që nuk ia kanë transmetu të vërtetën. Sipas tij, mediat është dashur që të tregonin se ai ka qenë i detyruar ta vras, pasi që gruaja nuk iu ka bindur. Dhe po ta kuptonin populli, që ai e vrau Hamidën për këtë arsye, ai do të kishte lavdi. Pra, ai ka menduar që ne nuk po e dimë të vërtetën pse e vrau Hamidën. Sipas tij, po ta dinim se vrau që nuk iu bind, do ti kishim dhënë të drejtë. Në letër i vërehet qartë zhgenjimi i tij, se akti i tij nuk u prit si akt heroik, por, u denua. Për këtë i mallkon mediat, sepse këto (mediat) nuk ia treguan të gjithëve të vërtetên, por ia prishën imazhin. Sepse sipas tij, vrasja ka qenë e drejtë, por, informimi gabim.

Letra në momentin e fundit të jetës e bën të qartë një gjë, që Sokoli i vrau gruan dhe femijen dhe e shkroi letren, që të marrë lavdi. Ai ka pritur që pasi ta vras Hamidën me gjithë fëmijë, në oborrin e Gjineokologjisë, do t’i këndohet një këngë për heroizëm, siç iu këndua babait të Hikmetes. Do të heroizohej, si babai që e vrau vajzën e tij.

Edhe per të, sikur për shumicën e burrave ishte e paimagjinueshme, qe ai nuk guxon ta vras gruan në asnjë rrethanë, edhe nese ajo ka vendosur të ndahet nga ai, të jetojë dikund tjetër apo me tjetërkënd, pa të. Atij nuk i ka shkuar mendja që ajo mund dhe duhet të vendos për vetën e saj, ashtu siç nuk i shkon mendja as shoqërisë. Këtë e verteton fakti që në letër e quan krim dëshirën e Hamidës që të largohet dhe ta rris fëmijën e vetme, por, nuk e sheh krim vrasjen e saj. Pra, për burrat është krim nëse nuk zbahtohet fjala e tyre, por nuk është krim vrasja e grave dhe fëmijëve.

Se kjo mendësia e Sokolit është mendësi e shtrirë gjërë në shoqëri, tregon fakti se një numër i madh i komentuesve, po thonë se ai ka gënyer, me qëllimin që ta njollosë Hamidën. Pra, komentuesit lënë të kuptojnê , se në rast se gruaja ndahet apo nuk i bindet burrit, bën të vritet. Pra, komentuesit po thonë që nëse kjo është e vërtetë, Hamidja e ka merituar të vritet. E këtu komentuesit nuk po e kuptojnë një gjë, ashtu siç nuk e kishte kuptuar Sokoli, që nuk është krim mosbindja ndaj burrit, por është krim detyrimi, nënshtrimi e vrasja.

Pra, Sokoli mos të kish menduar që është duke e bërë një vepër të mirë, dhe vrasja do të pritet mirë, ai nuk do ta bënte kurrë atë vrasje, të dyfishtë, e as nuk do ta shkruante këtë letër.

Kjo deshmon edhe njëherë, atë që e them vazhdimisht, se sa rendesi të madhe kanë fjalet, komentet dhe gjuha e përdorur. Sepse nga gjuha, krijohet vetëdije. Nga vetedija, krijohen veprimet! Pra, vrasja e Hamidës dhe grave tjera, vijnë si rezultatat i gjuhës së tillë shtypëse, që ka kriju vetëdije të tillë.

Letra e vrasësit, tregon që arsyet për këtë vrasje, burojnë nga kultura jonë!

JU REKOMANDOJMË

Haga burgosi presidentin themelues të Kosovës. Trump mund ta trajtojë këtë gjykatë njësoj siç trajtoi GJNP-në

Haga burgosi presidentin themelues të Kosovës. Trump mund ta trajtojë këtë gjykatë njësoj siç trajtoi GJNP-në
16/09/2026 - 14:36

Shkruan: James Frinzi Të mërkurën, një gjykatë që Kosova nuk e ka dashur kurrë e dënoi Hashim Thaçin me 25 vjet burg. Dhomat e Specializuara të Kosovës në...

Më shumëDetails

Pse do të marshoj për lirinë?

Pse do të marshoj për lirinë?
11/09/2026 - 21:30

Shkruan: Naim Kryeziu Kam lindur më 10 maj 2003. Luftën nuk e kam përjetuar. Për UÇK-në kam dëgjuar nga të tjerët, nga familjarët, nga dëshmitë e atyre që...

Më shumëDetails

Mali i Zi, një kriminel lufte dhe integrimi europian

Serwer për draft-statutin: Një dispozitë parasheh kompetenca ekzekutive
08/09/2026 - 15:49

Shkruan: Daniel Serwer Miodrag Vlahoviq, ish-ministër i Jashtëm i Malit të Zi, shkruan: Vdekja e kriminelit të dënuar serb të luftës, Ratko Mladiq, e gjeti Malin e Zi...

Më shumëDetails

Nuk po mbushemi mend. Fare!

Nuk po mbushemi mend. Fare!
05/09/2026 - 10:42

Shkruan: Blerim Shala Sjellje në rreth. Nuk e di cila ditë është. Të duket që këtë lajm e ke dëgjuar tashmë. Mendon që diçka nuk është në rregull...

Më shumëDetails

Mos ki frikë, është një stuhi e vdekur!

Mos ki frikë, është një stuhi e vdekur!
03/09/2026 - 12:11

Shkruan: Ag Apolloni Fjala kryesore në Kosovë duhet të jetë kjo: deradikalizim! Deri tash e kemi lejuar radikalizimin, prandaj gjithçka ka shkuar mbrapshtë. Tash e tutje duhet të...

Më shumëDetails

Mbreti i popullit

Mbreti i popullit
28/08/2026 - 21:51

Shkruan: Petrit Selimi Mbreti Harald V i Norvegjisë u nda nga jeta. Gjatë luftës në Kosovë, ai tregoi dhembshuri të thellë ndaj refugjatëve kosovarë, si pjesë e një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Donika Gërvalla duhet me dhanë përgjegjësi për fjalën e saj – Glauku dje tha ‘jemi të shokum’, jo more…” Nait Hasani kritika pushtetarëve

    Befason Nait Hasani, tregon me emër kush e vrau veprimtarin e LDK-së

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Kajtazi: Kryegjyqtari Smith veç sa nuk e falënderoi Rexhep Selimin

    260 Shpërndaje
    Shpërndaje 104 Tweet 65
  • Ç’mund të ndodhë me shtatë figurat e UÇK-së që u përmendën në aktgjykimin e 16 shtatorit?

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Pas incidentit me Aida Dërgutin në shesh, Policia suspendon dy zyrtarë për 48 orë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Diplomati austriak Wolfgang Petritsch për Hashim Thaçin: Kisha përshtypjen se ishte i ngrirë nga frika

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë