
Një person është arrestuar në Vushtrri dje pasi i njëjti ka penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Njoftimi i Policisë së Kosovës:
Rr. Marin Barleti, Vushtrri 24.01.2022 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka pengua zyrtarët policorë gjatë kryerje së detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.











