Një “përplasje” e pazakontë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në vendin tonë.
Kryeakademiku Mehmet Kraja e Drejtori i Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, janë “përplasur” në statuse të ndara në rrjetin social Facebook.
Kraja ka “akuzuar” televizionet për dekadencë kulturore me shfaqjen e emisioneve si Big Brother, teksa Kelmendi ka thënë se këto komente flasin për pafuqinë e institucionit që e drejton Kraja.
Ndërsa Kelmendi e ka “falenderuar” për vëmendjen e Krajës ndaj televizionit që ai drejton duke thënë se kjo flet për fuqinë e mediumit, kur kryeakademiku merret me emisione.
“Kur kryetari i një Akademie Shkencash dhe Artesh lemeritet për ndikimin që mund ta ketë një emision i vetëm televiziv (në kohën kur ekziston telekomanda dhe mija kanale televizive), kjo jo domosdoshmërisht flet për fuqinë e televizionit, sa flet për pazotësinë dhe pafuqinë e folësit dhe institucionit të drejtuar prej tij!”, ka shkruar Kelmendi.
Kelmendi në një reagim tjetër ndaj Krajës e ka shkruar se Kraja ka vjedhur stausin e një mësuesi italian në FB, për reagimin ndaj BBVK.
Ai ka thënë tutje se kryeakademiku, Kraja duhet të dorëhiqet nëse emisionet kanë ndikim më shumë se Akademia e Kosovës.
Nëse ne kemi ndikim më të madh se akademia, atëherë ky zotëriu po u dashka të japë dorëheqje dhe akademia të mbyllet.
Edhe shtosi tjetër – ky është një status i një mësuesi italian në Facebook, të cilin një profesor e kishte publikuar. Paramendojeni, kryeakademiku (kryeshkencëtari) duke bërë kritikë me statuse “të vjedhura” në Facebook!
E trishtë!”, ka shkruar në reagimin e dytë Kelmendi.











