Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Të shtënat me armë në drejtim të mishtores Buquku në Pejë: I dyshuari gjuajti me AK-47, pamjet nga kamerat zbulojnë se si iku

18/12/2022 - 23:02
në Lajme
A A
Të shtënat me armë në drejtim të mishtores Buquku në Pejë: I dyshuari gjuajti me AK-47, pamjet nga kamerat zbulojnë se si iku
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Peja sot u “zgjua” me të shtënat me armë zjarri që u dëgjuan në rrugën “Bill Clinton” te mishtorja Buquku. Për motive ende të panjohura një person po dyshohet se ka gjuajtur disa herë dhe më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes. Sinjali ka mësuar për detajet e rastit që u zbuluan nga kamerat e sigurisë.

Burime nga Prokuroria kanë bërë me dije se tashmë kanë nisur hetimet për këtë rast, në drejtim të dy veprave penale, teksa i dyshuari ende nuk është identifikuar.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari e kishte planifikuar rastin, por s’dihet nëse kishte cak që t’i gjuante vetëm xhamat e lokalit. Arma që dyshohet se u përdor ishte një AK-47, të cilën Policia ka arritur ta gjejë, por jo edhe ndonjë gjurmë të të dyshuarit.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari posa ka shtënë me armë, duke qëlluar xhamat, e më pas një pjesë brenda lokalit, si dhe një veturë, ka arritur të largohet me automjetin e tij. Të njëjtat burime bëjnë me dije se i dyshuari fillimisht kishte bërë disa lëvizje përreth lokacionit e më pas ishte zhdukur.

Posa rasti është denoncuar në Polici, njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë marrë një deklaratë nga pronari, teksa janë sekuestruar gëzhojat që janë gjetur.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i cili po ashtu ka dalë në vendngjarje janë iniciuar rastet “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”, ndërsa veprimet tjera do të merren posa të kapet i dyshuari.

JU REKOMANDOJMË

Kurti nga Vlora arrin në Prekaz: Kruja e Skënderbeut, Vlora e Ismail Qemalit dhe Prekazi i Adem Jasharit janë trashëgimi e lavdishme historike

Kurti nga Vlora arrin në Prekaz: Kruja e Skënderbeut, Vlora e Ismail Qemalit dhe Prekazi i Adem Jasharit janë trashëgimi e lavdishme historike
28/11/2026 - 17:22

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar rëndësinë historike të 28 Nëntorit, duke theksuar se kjo datë përveç Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit, shënon...

Më shumëDetails

Përplasje me Policinë, urdhër i Prokurorisë dhe tensione në shesh – Murali i Nënës Terezë vendoset në një tjetër ndërtesë

Përplasje me Policinë, urdhër i Prokurorisë dhe tensione në shesh – Murali i Nënës Terezë vendoset në një tjetër ndërtesë
28/11/2026 - 17:13

Murali kushtuar Nënës Terezë tashmë është vendosur në murin e një ndërtese tjetër në sheshin e Prishtinës, pasi Policia, me urdhër të Prokurorisë, kishte ndaluar vendosjen e tij...

Më shumëDetails

E quajti “palaço” Bashkim Jasharin, kërkon falje dhe jep dorëheqje nga posti i drejtorit

E quajti “palaço” Bashkim Jasharin, kërkon falje dhe jep dorëheqje nga posti i drejtorit
28/11/2026 - 16:18

Amir Hoxha ka kërkuar falje publike për përdorimin e fjalës “palaço” ndaj Bashkim Jasharit, duke njoftuar njëkohësisht dorëheqjen nga pozita e drejtorit të Shërbimeve Publike në Komunën e...

Më shumëDetails

Pas 27 vjetësh, rivarroset në Mitrovicë Adem Ademi, pjesë e “Grupit të Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës

Pas 27 vjetësh, rivarroset në Mitrovicë Adem Ademi, pjesë e “Grupit të Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
28/11/2026 - 15:40

Kirurgu Adem Ademi, mbetjet mortore të së cilit u identifikuan nga gërmimet që janë zhvilluar në fshatin Kalludër e Vogël të Zubin-Potokut, pjesë e “Grupit të Intelektualëve” të...

Më shumëDetails

Alarm në VIVA FRESH-in e biznesmenit Rexhepi: AUV zbulon dy baktere në produktet e mishit, urdhëron tërheqjen nga tregu (Pamje)

Alarm në VIVA FRESH-in e biznesmenit Rexhepi: AUV zbulon dy baktere në produktet e mishit, urdhëron tërheqjen nga tregu (Pamje)
28/11/2026 - 15:11

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të mishit të bluar Premium “Çobani” dhe përshutës së gjedhit, të tregtuara nga rrjeti i marketeve VIVA...

Më shumëDetails

Dita e Pavarësisë, Kurti ndan pamje nga Vlora: Sot festojmë ditëlindjen e shtetit shqiptar

Dita e Pavarësisë, Kurti ndan pamje nga Vlora: Sot festojmë ditëlindjen e shtetit shqiptar
28/11/2026 - 14:32

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Shqipëri me rastin e festës së Pavarësisë së shtetit shqiptar. Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka ndarë pamje nga...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Alarm në VIVA FRESH-in e biznesmenit Rexhepi: AUV zbulon dy baktere në produktet e mishit, urdhëron tërheqjen nga tregu (Pamje)

    Alarm në VIVA FRESH-in e biznesmenit Rexhepi: AUV zbulon dy baktere në produktet e mishit, urdhëron tërheqjen nga tregu (Pamje)

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • E quajti “palaço” Bashkim Jasharin, kërkon falje dhe jep dorëheqje nga posti i drejtorit

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Një person gjendet pa shenja jete në motelin “Flamingo” në Mitrovicë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Ja kush janë tre “bossat” e arrestuar dje në Prishtinë, iu sekuestruan pasuri mbi 1 milion euro

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Emrat/ Këta janë katër të dyshuarit për 136 kilogramët me lëndë narkotike të kapur në aksionin në Kaçanik

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë