Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Situata në Veri: Shpërthime, protesta e incidente – për çka do të njoftojë Sveçla në konferencën e thirrur nga Mitrovica

22/12/2022 - 17:52
në Lajme
A A
Situata në Veri: Shpërthime, protesta e incidente – për çka do të njoftojë Sveçla në konferencën e thirrur nga Mitrovica
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Disa orë pas protestës së mbajtur në Rudarë të Komunës së Zveçanit, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla pritet që të mbajë konferencë për media, pa treguar arsyen. Kjo konferencë është paralajmëruar të mbahet nga ora 18:00 në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicë. Ende s’dihet se çka do të njoftojë ministri teksa tensionet në Veri po vazhdojnë.

Çka ndodhi sot?

Lirimi i serbëve të arrestuar, tërheqja e “listave sekrete për arrestimin dhe pushkatimin e serbëve”, si dhe tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës janë kushtet për heqjen e barrikadave të ngritura në këtë zonë, tha Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe në protestën e mbajtur sot.

Protesta u mbajt në vendin ku ndodhet një nga nëntë barrikadat e ngritura nga disa qytetarë serbë në veri të Kosovës, pas arrestimit të ish-policit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, më 10 dhjetor.

“Pa plotësimin e këtyre kushteve, nuk do të ketë tërheqje të barrikadave, sepse jemi lodhur duke pritur se kush prej nesh është i radhës në listën për arrestim apo ekzekutim, vetëm pse jemi serbë”, tha Rakiq. Ai tha se zgjidhja e kësaj krize është “ekskluzivisht në Prishtinë”.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, i mohoi pretendimet se Policia e Kosovës ka lista, sipas së cilave arreston ish-policë të nacionalitetit serb.

Në fillim të protestës, turmës iu drejtuan edhe djali i Dejan Pantiqit, Predrag Pantiq, ish-kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Nikolla Kabashiq, ish-kryetari i Komunës së Zveçanit, Dragisha Milloviq, dhe të tjerë nga sektori i arsimit dhe drejtësisë.

Ata thanë se duan paqe, duan të qëndrojnë dhe të mbijetojnë në Kosovë, se nuk kanë asgjë kundër popullit shqiptar, por se janë kundër Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti. Qëllimi i arrestimeve, sipas tyre, është “frikësimi” i popullit serb.

Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dallibor Jevtiq, nga radhët e Listës Serbe, tha se “në këtë luftë, serbët janë të bashkuar”. Ai tha se qëllimi i Kurtit është që të mos ketë serbë në jug dhe në veri të Lumit Ibër, ose të ketë “vetëm nga ata që duan t’i përulen”.

Policia e Kosovës tha se, sipas vlerësimeve në terren, protesta ka përfunduar e qetë dhe se në të kanë marrë pjesë rreth 1.500 njerëz.

Protesta, që u cilësua si “më e madhja ndonjëherë”, u organizua pas thirrjes së të ashtuquajturit Shtab i krizave, i cili përbëhet nga punonjës të institucioneve të Serbisë në Kosovë dhe përfaqësues të Listës Serbe. Në thirrjen për protestë u tha se ata duan të dërgojnë mesazh se nuk janë dakord me “persekutime dhe vrasje”.

Paraprakisht, Rakiq tha përmes një video-mesazhi se Kurti planifikon të “vrasë serbë” në barrikada. Ajo që Kurti i tha, në fakt, gazetës britanike Guardian, është se ai “shpreh shqetësim se heqja e barrikadave mund të çojë në viktima potenciale”.

Ndryshe, nga 10 dhjetori, grupe të serbëve në veri të Kosovës kanë ngritur barrikada në rrugët që çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Me këtë veprim, ata i janë përgjigjur arrestimit të ish-policit serb, Pantiq, i dyshuar për një sulm kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri./Sinjali

JU REKOMANDOJMË

Marrëveshja LDK – VV për presidentin, Maliqi: Dy veta gjeten “presidentin konsensual” të Kurthit

Maliqi: Dialogu Kosovë – Serbi është “ngrirë”, por do të “shkrihet” së shpejti
01/09/2026 - 11:20

Analisti Shkëlzen Maliqi e ka komentuar marrëveshjen në mes të LDK-së dhe VV-së për zgjedhjen e presidentit të ri. Ai ka ironizuar me këtë ujdi të Abdixhikut dhe...

Më shumëDetails

LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal

LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal
01/09/2026 - 11:03

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, ka zhvilluar sot një aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, ku hyrja e objektit u bllokua me thasë me mbeturina, në shenjë proteste...

Më shumëDetails

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë
01/09/2026 - 10:46

Në seancën e rigjykimit, i akuzuari Endrit Nika u deklarua sërish i pafajshëm për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë-Kosovë më 2023. “I pafajshëm”,...

Më shumëDetails

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 10:20

Një grua, e cila ishte raportuar si e zhdukur në Dragash, është gjetur pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 31 gusht,...

Më shumëDetails

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë