
Një artikull i publikuar nga Gazeta Online Veriu.info ku paraqitet policët e Kosovës me uniformën e Kosovës dhe ku prezantohet edhe emblema e UÇK-së, ka nxitur reagimin e politikanit serb Arsenijevic, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Politikani serb i ftuar në emisionin e Jeta Xharrës ka prezantuar fotografinë e artikullit të Veriu.info duke dramatiziar kinse kjo e bën familjen e tij të ndihet e pasigurt.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Jeta Xharrës që ja ka kujtuar Arsenijevicit se flamujt e ushtrisë serbe dhe ruse janë në veri tash e disa kohë.











