Qytetarët e lagjes “Gëzim Rama” në komunën e Vushtrrisë, më saktësisht mbrapa postës, janë ankuar se tash e 1 muaj përballen me mungesë të energjisë elektrike.
Një qytetar ka raportuar rastin në adresë të Gazetës Online Veriu.info duke thënë se kanë enërgji elektrike vetëm në 50% të kohës.
Ai po ashtu ka deklaruar për Veriu.info se ka bërë ankesë në KEDS por që askush nuk iu është përgjigjur deri tani.

Veriu.info ka dërguar pyetje në adresë të KEDS-it lidhur me këtë rast, por deri në këtë moment nuk ka marrë përgjigje./VERIU.INFO/












