Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot në fshatin Pantinë, në rrugën rajonale Mitrovicë – Prishtinë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Nga aksident kanë mbetur të lënduar 4 persona.
Kështu ka njoftuar për Veriu.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Njoftimi i plotë:
Aksident trafiku me lëndime
Rreth orës 12:30 është raportuar se në rrugën rajonale Mitrovicë- Vushtrri, segmenti rrugor në fshatin Pantinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime.
Foto ilustrim













