Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

VV gënjeu publikisht- Këto janë skandalet e partisë me punësime

10/01/2023 - 23:47
në Kryesore, Lajme
A A
VV gënjeu publikisht- Këto janë skandalet e partisë me punësime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lëvizja Vetëvendosje gënjeu publikisht në video-propagandën e saj të publikuar në Facebook, ku lavdërohet se nuk ka punësime partiake apo familjare nëpër institucione të ndryshme të Kosovës, prej kur ata kanë ardhur në pushtet, në vitin 2021.

Për këtë fenomen të ‘rehatimeve’ të militantëve apo familjarëve të pushtetarëve nëpër ministri e borde, mediat kanë raportuar në vazhdimësi, ku me theks të veçantë janë spikatur njerëz të lidhur me Vetëvendosjen e Albin Kurtit.

Këto janë disa prej punësimeve partiake dhe familjare që kanë bërë bujë përgjatë muajve të fundit:

Vitin e kaluar, Paparaci kishte raportuar ekskluzivisht për skandalin e konkursit të KEK-ut, i cili u përcoll me punësime familjare dhe partiake.

Hulumtimi kishte zbuluar se 120 të punësuarit nga 128 sa janë pranuar gjithsej, në Korporatën Energjetike të Kosovës, janë të afërt me partinë në pushtet: Lëvizjen Vetëvendosje.

Ndërkaq, 40 për tyre patën deklaruar haptazi se kanë familjarë të punësuar në këtë institucion.

Këto punësime të muajit prill të 2022-s patën lënë në hije të gjitha punësimet me shkelje ligjore në 20 vitet e fundit.

Sidoqoftë, për shkak të shkeljeve ligjore dhe të konfliktit të interesit ai konkurs ishte anuluar, kurse Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte nisur hetimet.

Mediumi po ashtu kishte raportuar për avancimin e Fadile Dylës në ministrinë e Arsimit, që udhëhiqet nga ministrja Arbërie Nagavci.

Ndërkohë, tash së fundmi përmes një konkursi goxha të dyshimtë ajo u emërua sekretare në ministrinë e Arsimit. Dyla është mbesa e deputetit të LVV-së Jahja Kokaj.

Këtu nuk mbarojnë punësimet. Më vonë, edhe Shkurte Aliu, e cila është motra e deputetit të LVV-së, Luan Aliu ishte emëruar anëtare e Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

As vëllai i deputetit të LVV-së, Fitim Uka nuk kishte mbetur keq. Sami Uka ishte emëruar më parë në pozitën e këshilltarit të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, para se ky i fundit të jepte dorëheqje nga kjo pozitë.

Nepotizmin e kishte prekur edhe Haxhi Avdylin e Listës ‘Guxo’. Kjo për shkak se djali i axhës së tij, Emrush Avdyli, ishte rehatuar në ministrinë e Shëndetësisë.

Lëvizja Vetëvendosje e cila sa ishte në opozitë nuk linte fjalë pa përdorur ndaj ish-pushtetarëve për punësimet me dallavere në ndërmarrjet publike, tashmë po e bën vet një gjë të tillë.

Fehim Kelmendi, i cili është njeriu i afër me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ishte zgjedhur drejtor në Telekomin e Kosovës.

Zëvendësi i Kurtit nuk e kishte lënë keq as nipin e tij. Gëzim Tosuni u shpërblye me pozitën e anëtarit në Këshillin Shtetëror të Cilësisë.

Pushteti mendoi edhe për Dafina Gexha Bunjakun, e cila pasi është bashkëshortja e funksionarit të LVV-së, Fatbardh Bunjaku u emërua zv/ministre në Ministrinë e Shëndetësisë

Lëvizja Vetëvendosje kishte menduar edhe për ‘kapjen’ e Postës. Aty e çuan Rafer Jasharin, i cili është i lidhur me këtë subjekt politik.

As këto punësime nepotiste nuk mjaftuan dhe nuk ishin të bollshme për Lëvizjen Vetëvendosje.

Muajin e kaluar, Faruk Mujka, ish-nënkryetar i komunës së Mitrovicës dhe anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, u zgjodh Kryeshef Ekzekutiv i Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenc”.

Ai për një kohë, ka qenë edhe kryetar i degës së LVV-së në Mitrovicë dhe nënkryetar i Komunës.

LVV-ja e kishte “nënshkruar dokumentin aplikues” për ta bërë Mujkën pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit”.

Sidoqoftë, ai ishte tërhequr nga kjo garë, duke e arsyetuar këtë me “rritjen e VV-së dhe nevojën për krijimin e hapësirave për forcat e reja që po i bashkëngjiten partisë”.

Mes tjerash, edhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci ishte implikuar për punësime brenda dikasterit të tij.

Ai në emisionin “Context” në ATV kishte folur edhe për punësimin e vajzës së tezes së presidentes Vjosa Osmani, dhe motrën e Xhelal Sveçlës.

Për vajzën e tezës së presidentes ai ka thënë se e ka sjellë vet në ministri, derisa për motrën e Sveçlës ka deklaruar se ajo punon që nga viti 2005.

“Po bre unë e kam pru, ka ardhë transfer pesë muaj vajza e tezës së presidentes. Ndërsa, për motrën e Xhelal Sveçlës unë jam interesuar dhe ka dal po që kjo zoja punon aty që nga viti 2005, në ndërkohë ka dal që edhe njëra prej motrave të tjera po punojka në një projekt të Bankës Botërore por që nuk është staf i ministrisë e as nuk e kemi rekrutuar ne. Mua më vjen keq që kthehet ky debat”, ka thënë Peci.

“Vajza e tezës së presidentes ka ardhë transfer pesë muaj, dhe unë e kam pru për shkak se e kam njoft si juriste të zonja”.

Pra, këto ishin disa prej punësimeve të shumta që u kryen falë pushtetit të LVV-së.

Ky subjekt politik e filloi vitin 2023 me një video-linçim, ku mes tjerash, krenohet për ‘mos-punësime familjare dhe partiake’.

Megjithatë, faktet flasin ndryshe për dallim të propagandës së kësaj partie.

JU REKOMANDOJMË

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 10:20

Një grua, e cila ishte raportuar si e zhdukur në Dragash, është gjetur pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 31 gusht,...

Më shumëDetails

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë