
Lexuesit e gazetës online Veriu info kanë dërguar foto nga Sllovenia, ku shihet se atje sot një pako vezë (30 copa) kushton 4.89 euro.
Ky çmim është më i lirë se çmimi i ditëve të fundit në Kosovë, ku mediat kanë raportuar se në marketet tona një pako vezë po shitet deri 5.15 euro.
Pra, edhe pse Sllovenia e ka standardin më të lartë jetësor për shkak të pagave më të mëdha, çmimi i këtij produkti në Kosovë është më i lartë./Veriu info











