Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Walker thotë se gëzohet që e sheh Kurtin si kryeministër në Reçak, përmend edhe ish presidentin Thaçi

15/01/2023 - 12:47
në Kryesore, Lajme
A A
Walker thotë se gëzohet që e sheh Kurtin si kryeministër në Reçak, përmend edhe ish presidentin Thaçi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ambasadori William Walker gjatë ceremonisë përkujtimore për Masakrën e Reçakut ka thënë se çdo vit sheh më shumë njerëz që vijnë për të nderuar dhe respektuar njerëzit këtu.

Ai tha se më 15 janar 1999 moti ishte i ftoftë, me borë dhe akull, derisa sot është me diell, gjë që , sipas tij, tregon edhe përparimin e gjërave në Kosovë.

“Unë vi çdo vit edhe për arsye të ndryshme, por më e rëndësishmja është që të shoh se cfarë progresi është arritur në fshatin e Reçakut dhe në Republikën e Kosovën në tërësi. Dhe duhet të them se çdo vit largohem nga këtu me përshtypje më pozitive se çfarë ka ndodhur këtu dhe çfarë do të ndodh në të ardhmen. Nëse vetëm fakti 15 janarit i vitit 1999 moti në atë kohë ishte i tmerrshëm, kishte borë e akull, ishte e vështirë të ecje në këtë terren dhe t’i shohësh trupat e viktimave e asaj që kishte ndodhur një natë më parë. Sot derisa shoh, dielli po ndriçon, qielli është i kaltër, dhe kjo simbolizon që gjërat janë përmirësuar, jo vetëm në mënyrë simbolike por edhe në mënyra tjera. Njerëzit e Kosovës kanë bërë gjëra të rëndësishme prej atij janari të 1999-ës, po ashtu kam qenë këtu në 15 ceremoni vjetore, kryesisht për të parë njerëzit e fshatrave”, tha ai.

Walker përmendi edhe ish presidentin Hashim Thaçi, duke e kujtuar një moment me të.

“Tri vite më parë e mirëprita presidentin Hashim Thaçi, kur ai erdhi për herë të parë dhe i dhashë një lule dhe i thashë që ta vendosë atë lulë dhe sa herë ta sheh atë lule, ta kujtojë Reçakun. Më tha se ashtu ka bërë, tani nuk e di se ku është dhe atje ku është ai a e kujton ende Reçakun. Ajo që dua të them është se çdo vit qeveria qendrore, jo vetëm Shtimja, dëshiron të vijë dhe të tregojë se Reçaku përfaqëson shumë më shumë përtej këtij regjion, Reçaku përfaqëson Kosovën”, deklaroi ai.

Ambasadori Walker tha se është i lumtur që sheh kryeministrin Kurti në Reçak si kryeministër dhe Osmanin si presidente.

“Megjithatë, kryeministri juaj ka qenë këtu çdo vit që kam ardhur unë, prandaj nuk është hera e parë që vjen këtu, kam kënaqësinë që e shoh atë këtu si kryeministër. Besoj që e njëjta vlen edhe për presidenten Vjosa Osmani dhe shumë prej jush, por nuk ka qenë deri para tri vitesh kur qeveria qendrore ndërhyri këtu dhe tregoi mirëkuptimin kombëtar të asaj çka përfaqëson Reçaku”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë