Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Viti 1998, koha kur flitej se në Malishevë lëshohen pasaporta të Kosovës

16/01/2023 - 09:09
në Kryesore, Lajme
A A
Viti 1998, koha kur flitej se në Malishevë lëshohen pasaporta të Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në vitin 1998, ishte përhapur lajmi se në zonën e Malishevës do të fillojë lëshimi i pasaportave me mbishkrimin Republika e Kosovës.

Protagonisti i kësaj interviste, ish-drejtori i Drejtorisë Civile të UÇK-së, Gani Krasniqi, ka shpjeguar kontekstin e një përgjigje që e kishte dhënë në një intervistë, ku kishte pohuar se do të lëshoheshin pasaporta kosovare.

Përpos si zonë e lirë në kohën e luftës, Malishevën, nga kjo periudhë po e përmendin edhe për një çështje tjetër.

Për shkak të mungesës së pasaportave në Kosovë, janë rikthyer tregimet se si në këtë komunë, gjatë kohës së luftës ishin shtypur pasaporta të Kosovës.

Krasniqi, thotë se ky informacion ka rrjedhur nga një intervistë që ka dhënë për televizionin publik të Shqipërisë.

“Jo, pasaporta s’ka patur të prodhuara. Gjë që, kjo s’do të thotë, se edhe se nuk është menduar për këtë çështje. Paramendoje realitetin e përshkruar (vetëm një pjesë e tij), kur pyetjes së Besa Çekut: ,, A do t’i prodhoni pasaportat?”, çfarë do të thonte sikur për përgjigje t’i mungonte kjo: PO e madhe! E dini çfarë ishte për moralin te shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, sidomos për rininë e kohës?”, ka thënë Krasniqi për RTVDukagjini.

Krasniqi thotë se kjo përgjigje ka ardhur si vazhdimësi e sukseseve që kishin arritur: prodhimin e këpucëve ushtarake, autoblindave të blinduara, prodhimin e një numri të nevojshëm të Letërnjoftimeve, për nevojat e brendshme- lëvizjes më efikase të personave zyrtarë të UÇK-së, e po ashtu prodhimin e targave të makinave, të cilat ishin në shërbim të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Qëllimin motivues të kësaj deklarate nuk e vënë në dyshim as ish-ushtarë të UÇK-së nga zona e Malishevës.

“Mendoj se më shumë ka qenë në kuptim ideor të një vullneti të mirë që të krijojmë sa më shumë elemente kombëtare të cilat do ta shtyjnë më tutje vullnetin e njerëzve do ta shtyjnë më tutje organizimin e institucioneve të pavarura, Por nuk ka diçka konkrete në atë drejtim, karta identiteti, apo pasaporta”, ka thënë Enver Hoti, ish-ushtar i UÇK-së.

Lexo edhe: KEDS del me disa rekomandime në kohë reduktimesh
Ndërkohë ish-eprori i UÇK-së, Isni Kilaj, i përshkruan rrethanat e vështira në të cilat kanë operuar atë kohë.

“Jo ka qenë e pamundur në një gjendje çfarë ka qenë Malisheva pavarësisht se ka qenë një zonë e lirë për një kohë afër 3 muaj. Ne kemi lëshuar dokumente thjesht dëshmitë për ushtarët dhe ata të cilët kanë dashur apo kanë pasur qëllim me lëviz prej në zonë në një zonë tjetër”, ka thënë Kilaj.

Kilaj thotë se deklarata se do të lëshojmë pasaporta ka qenë mesazh për të gjithë se ajo kohë do të vijë, por kur Kosova do t ’jetë e lirë dhe Republikë

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë