Komuna e Mitrovicës me 20 janar do të mbajë mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa me disa pika të rendit të ditës.
Pushteti i ri i komunës së Mitrovicës do të fillojë këmbimin e pronave komunale me pronat e personave fizik/privat, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Në rend dite parashihet shqyrtimi i propozim vendimeve lidhur me këmbimin e tre pronave komunale me tre prona private.
Në ftesën e mbledhjes nga pikat e rendit të ditës shihet se do të trajtohen propozim-vendimet për këmbimin e pronave me personat Enis Hakaj, Ali Emini dhe Gëzim Mikullovci.
PDK që udhëheq me Mitrovicën ka kritikuar në të kaluarën ish pushtetin komunal për shkëmbimin e pronës komunale me pronat private, kurse tani po e vazhdon praktikën e njëjtë.
Më poshtë thirrja me pikat e rendit të ditës:













