Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Trusti humbi miliona të qytetarëve, arsyet se pse ndodhi kjo

19/01/2023 - 09:46
në Kryesore, Lajme
A A
PDK pro tërheqjes së Trustit, kundërshtohet nga VV-ja e LDK-ja
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka shprehur shqetësimin me humbjen e mjeteve nga Trusti Pensional, shkaku i krizave në tregjet financiare globale muajve të fundit.

Sipas kryetarit të AKB-së, Agim Shahini, duke marrë për bazë këto humbje, lejimi i tërheqjes së një pjese të Trustit, do ta ndihmonte tej mase ekonominë vendëse.

Shahini në një intervistë për Ekonomia Online, i ka bërë thirrje Qeverisë së Albin Kurtit të reflektojë karshi qytetarëve dhe kërkesave të tyre. Ai ka përmendur edhe faktorët që kanë ndikuar në humbjet e mjeteve nga Trusti.

“Aleanca Kosovare e Bizneseve është e shqetësuar për humbjet e njëpasnjëshme që po ndodhin paratë e taksapaguesve të vendit, qoftë përmes Trustit Pensional, që është një vlerë e madhe, mbi 120 milionë euro, e që kjo është si pasojë e shumë faktorëve, por faktori njëri është numër një, menaxhimi i burimeve dhe fondeve të Trustit dhe shitja e tyre, së dyti është inflacioni dhe së treti është devalvimi”, u shpreh Shahini duke thënë se rreth 400 milionë euro do të futeshin në qarkullim nëse lejohet kjo tërheqje.

Ai ka thënë se nga këto mjete, do të përfitonte edhe shtetit nga TVSh-ja.

“Prandaj, shteti jonë duhet të jetë i kujdesshëm në financimin e këtyre parave të taksapaguesve kosovarë në çfarëdo drejtimi që dëshiron t’i dërgojë. Ne si AKB i kemi kërkuar Qeverisë së vendit vazhdimisht që një pjesë e tyre të kthehet tek qytetari, në mënyrë që këto mjete të kthehen në qarkullim përmes qytetarëve, dhe që përfitimet nga kthimi i vlerës 20 apo 30 për qind, është rreth 400 milionë, kurse vetë shteti do t’i merrte rreth 70 milionë euro TVSh, e që kjo do të ishte një infuzion i mirë për vendin”.

Duke folur për kërkesën e qytetarëve për t’i tërhequr një pjesë të Trustit, Shahini thotë se e njëjta nuk duhet të ndalohet, por që të mbesë në dëshirën e kontributdhënësve.

“Ne kemi qenë kërkues dhe e mbështesim iniciativën. Nuk ka askush në Kosovë që i kundërshton këto në mënyrë morale por në mënyrë politike, prandaj është koha që t’u ndihmohet qytetarëve për të dalë nga kriza ekonomike. Tek e fundit, këto janë mjete të qytetarëve dhe këto mjete në momente të caktuara vendosin vetë qytetarët se ku duan t’i shpenzojnë. Në vendet tjera këto mjete mund t’i marrin për të blerë vetura, ato janë kursime të qytetarëve, dhe ato nuk guxojnë të sanksionohen vetëm me vendime por me dëshira të vetë kontributdhënësve”, u shpreh ai.

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë