Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar sërish për rastin e Bordit të SHSKUK, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ai ka thënë se i tërë Bordi i SHSKUK duhet të shkarkohet për shkak të raportit të auditimit që evidentoi miliona euro keqpërdorime.
“ Nuk mund të mbulohen keqpërdorimet milionëshe në shëndetësi me shkarkimin e vetëm një anëtari të Bordit me dyshimet për korrupsion për (250-400 euro).
Kjo është tallje!” – shkruan Haxhiu.
Postimi i plotë:
I tërë Bordi i SHSKUK-së duhet të shkarkohet për shkak të raportit të auditimit, i cili evidentoi miliona euro keqpërdorime.
Nuk mund të mbulohen keqpërdorimet milionëshe në shëndetësi me shkarkimin e vetëm një anëtari të Bordit me dyshimet për korrupsion për (250-400 euro).
Kjo është tallje!
P.S.
Me rastin e Martin Berishajt dhe Bordit të SHSKUK-së për Qeverinë Kurti vlen thënia :
“Kush vjedh pak shkarkohet, kush vjedh shumë mbrohet dhe shpërblehet”.













