Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Bisha” më të cilën do të udhëtojë presidenti amerikan, mund të përballojë çfarëdo sulmi

20/12/2021 - 02:43
në Tech
A A
“Bisha” më të cilën do të udhëtojë presidenti amerikan, mund të përballojë çfarëdo sulmi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Emri i saj zyrtar është “Cadillac One”, por thirret edhe “Bisha”. Arsyeja është më se e qartë: makina e fundit e presidentit të Shteteve të Bashkuara, është më e sigurta në botë. Në fakt ajo është një bunker i vërtetë me rrota: ajo mund të përballojë një sulm kimik, një sulm me armë zjarri, dhe t’i rezistojë madje edhe shpërthimit të një mine.

Nga ana tjetër, siguria e presidentit amerikan është gjithnjë në plan të parë. Dhe historia e Amerikës na mëson se përveç Xhon Kenedit, viktimë e sulmeve kanë qenë edhe presidentë të tjerë të SHBA-së. Ndaj le të shohim super-teknologjinë e këtij modeli presidencial, që u shfaq për herë të parë në publik në vitin 2018 me Donald Trumpin, presidentin e 45-të të SHBA-së, dhe me të cilin do të udhëtojë edhe presidenti i 46-të, Xho Bajden

Shoferi

Kjo makinë drejtohet jo nga një shofer dosido, por nga një ushtarak i trajnuar enkas nga shërbimet sekrete amerikane për çdo të papritur që mund të ndodhë, përfshirë edhe nevojën për të kryer manovra, si ato që zakonisht i shohim në filmat aksion.

Dritaret

Të përbëra nga 5 shtresa xhami dhe polikarbonati, ato janë të afta të përballojnë edhe plumbat e kalibrit 44 Magnum. Dritaret nuk mund të hapen, me përjashtim të asaj të shoferit, që mund të hapet vetëm 8 centimetra.

Sistemet e komunikimit

Një telefon satelitor me një linjë të drejtpërdrejtë gjithmonë të hapur me zëvendëspresidentin dhe Pentagonin, dhe selinë qendrore të Ministrisë së Mbrojtjes, është i inkorporuar me sediljen e pasme të makinës ku ulet presidenti. Kjo është e mundur falë një ripetitori privat, i cili sinjalizon në rast se ka mungesë të sinjalit, dhe që përcillet nga një prej makinave të eskortës presidenciale.

Dyert

Janë të blinduara dhe mbi 20 centimetra të trasha, më shumë se dyfishi i një makine normale. Pasi mbyllen, ato krijojnë një mjedis 100 për qind të izoluar, që i mbron ata që gjenden brenda edhe në rastin e një sulmi kimik.

Pjesa e pasme e makinës

Në të mund të ulen presidenti dhe 4 pasagjerë të tjerë, dhe është e ndarë nga një sipërfaqe qelqi e përforcuar, të cilën vetëm presidenti mund të vendosë ta ulë. Gjithashtu, ajo është e pajisur me një buton anti-panik dhe një furnizues oksigjeni shtesë.

Bagazhi i makinës

Ashtu si pjesa e përparme, edhe pjesa e pasme ka pajisjet e saj të sigurisë, me një portabagazh të pajisur me sistemet e fikjes së zjarrit, gaz lotsjellës dhe tymuese.

Pajisjet e emergjencës

Pavarësisht sigurisë që ofron ky “bunker” me rrota, nëse presidenti do të plagosej, në makinë gjendet një çantë e ndihmës së shpejtë, që përfshin një qese gjaku (që përputhet me grupin e gjakut të presidentit) në rast se nevojitet një transfuzion.

Serbatori

Është i blinduar dhe i veshur me një shkumë të veçantë, që nuk e lejon të shpërthejë edhe nëse goditet nga një plumb. Një kuriozitet:”Cadillac One” punon me naftë, dhe një nga të paktat raste që u “neutralizua” ndodhi në 2013-ën, kur menaxheri i karburantit e mbushi plot por me karburantin e gabuar.

Trupi i makinës

I integruar me një armaturë të nivelit ushtarak dhe me një trashësi afro 13 centimetra, ai është dizenjuar nga një aliazh çeliku i përforcuar me alumin, titan dhe qeramikë, i aftë që të thërrmojë edhe plumbat.

Korniza

Pjesa e poshtme e “Bishës”, është e pajisur me pllaka çeliku të afta të sigurojnë mbrojtje për pasagjerët, edhe në rastin e shpërthimit të një mine apo një granate nën makinë.

Pajisjet e sigurisë

Në bordin e makinës gjendet një arsenal i vërtetë armësh, dhe disa truke alla Xhejms Bond, si armë gjahu dhe pompa që lëshojnë gaz lotsjellës nga poshtë makinës. Po në rast se një nga miqtë e ftuar nuk di t’i përdorë ato? Mos u trembni:Aty ka edhe një manual udhëzimi që quhet “Nuclear Football” (Futboll Bërthamor).

Gomat

Të përforcuara me kevlar, ato janë në gjendje t’i rezistojnë shpimeve dhe prerjeve. Dhe si të mos mjaftonte kjo, disqet prej çeliku do t’i jepnin mundësi shoferit që të vazhdonte ta ngiste makinën, edhe nëse gomat do të ishin tërësisht të shkatërruara.

Kabina e shoferit

Nga kroskoti menaxhohen të gjitha zbulimet teknologjike të gjeneratës së fundit, me të cilat është pajisur limuzina presidenciale, përfshirë një sistem të drejtpërdrejtë të komunikimit me shërbimet e sigurisë, dhe një sistem të integruar GPS që është gjithmonë aktiv. Në pjesën e përparme të makinës janë të vendosura dhe 2 kamera me rreze infra të kuqe, që lejojnë drejtimin e makinës përmes ekranit, madje edhe me drita të fikura dhe në errësirë ​​absolute. / Focus

JU REKOMANDOJMË

Nvidia dhe Deutsche Telekom do të ndërtojnë një qendër të dhënash prej 1 miliard eurosh në Gjermani
Tech

Nvidia dhe Deutsche Telekom do të ndërtojnë një qendër të dhënash prej 1 miliard eurosh në Gjermani

08/11/2025 - 12:56
Marrëveshja e pagës prej 1 trilion dollarësh e Elon Musk miratohet nga aksionarët e Tesla-s
Tech

Marrëveshja e pagës prej 1 trilion dollarësh e Elon Musk miratohet nga aksionarët e Tesla-s

08/11/2025 - 11:55
Hetim penal në Francë ndaj TikTok për ndikimin në shëndetin mendor të fëmijëve
Tech

Hetim penal në Francë ndaj TikTok për ndikimin në shëndetin mendor të fëmijëve

06/11/2025 - 10:53
Musk i bindur: Inteligjenca Artificiale do të zëvendësojë telefonat brenda pesë viteve
Tech

Musk i bindur: Inteligjenca Artificiale do të zëvendësojë telefonat brenda pesë viteve

05/11/2025 - 10:10
ChatGPT ndan të dhëna se sa përdorues shfaqin psikozë ose mendime vetëvrasëse
Tech

ChatGPT ndan të dhëna se sa përdorues shfaqin psikozë ose mendime vetëvrasëse

28/10/2025 - 20:16
Mbi 180 milionë fjalëkalime të publikuara të Gmail, si ta kuptoni nëse llogaria juaj është hakuar
Tech

Mbi 180 milionë fjalëkalime të publikuara të Gmail, si ta kuptoni nëse llogaria juaj është hakuar

27/10/2025 - 21:35

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Avokati: Astrit Isufin e kisha klient, ishte aq mosmirnjohës sa as në telefon nuk më thirri- më ka mbet edhe borxh

    Avokati: Astrit Isufin e kisha klient, ishte aq mosmirnjohës sa as në telefon nuk më thirri- më ka mbet edhe borxh

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • FINN OIL: Nga video për ‘negociatat’ me kry punë në veri, te tenderi njëburimor prej 750 mijë euro dhe ndeja private me Kurtin e Pecin natën e 12 tetorit në Zhabar

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • “Kuku, çka po dojka me ba me këtë shenjë”: Gani Geci tallet keq me përplasjen e Sveçlës me një zyrtar të LDK-së

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Kjo është ‘Banjska2’”: Avokati publikon pamjet e veturës së Vukashinoviqit të rrëmbyer nga Serbia

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Faton Peci dekoncentrohet pas votimit pasi dikush ia përmend Arian Tahirit: A shkojmë prej fillimit…

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë