Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deputeti i PDK-së, Berisha: Kurti nesër nënshkruan marrëveshje të rrezikshme, tri detyrimet për Kosovën

26/02/2023 - 21:31
në Lajme
A A
Deputeti i PDK-së, Berisha:  Kurti nesër nënshkruan marrëveshje të rrezikshme, tri detyrimet për Kosovën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, në një prononcim për Gazeta Blic, ka folur për takimin e nesërm Kurti-Vuçiq në Bruksel.Ai thotë se s’duhet pasur dokument e as nënshkrim, aty ku s’ka Amerikë dhe se duhet mobilizuar të gjithë politikisht në mbrojtjen e Kosovës nga dhënia me qira Serbisë.

“Kjo është ofertë e Milloshevicit dhe pazari të cilin po e bëjnë dialoguesit e sotëm alias refuzuesit e djeshëm të Republikës së Kosovës – shtet i pavarur e sovran. Koncepti i Milloshevicit është preambulë pesë fjalëshe e planit aktual franko-gjerman. Kështu duhet përkufizuar fenomenin politik që tani po lakohet si marrëveshje gojore/deklarative kryeministrit të Kosovës me presidentin e Serbisë, athua se po bëjnë pazar një traktor të vjedhur, e jo fatin e Kosovës dhe popullit shqiptar. Ne duhet t’i konsolidojmë veprimet politike në mbrojtje të Kosovës. Ne nuk kemi kapacitet me luftua ndaj Borrelin e Lajçakun, por duhet të mobilizohemi politikisht në mbrojtjen e Republikën e Kosovës, nga dhënia me qira Serbisë, apo siç e kam përkufizuar që në fillimet e kësaj qeverisjeje ”çeçenizmit” të Kosovës, nga ky ekip tuxharësh politik. Obligimet që pretendohet të marrë Kurti, nuk guxojnë kurrsesi të ratifikohen, as me votën time, as të atyre që ndihen shqiptarë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Këtë duhet ta kemi si detyrë prioritare. Ndryshe, nëse dështojmë në ndaljen e këtij rreziku politik, shteti i Kosovës shndërrohet në “krahinë autonome” të Serbisë”, vlerëson ai.

Sipas Berishës, zhvillimet politike që pritet të ndodhin janë të orientuara nga Beogradi dhe se e favorizojnë atë dhe Kurtin.

“Këto zhvillime që pritet të ndodhin e që po mundohen të kamuflohen në zhurmën e krizave periferike të njëpasnjëshme që po improvizon “byroja politike” e partisë shtet, të kësaj qeverie, janë veprimet e koordinuara ekskluzive të shërbyesve të Beogradit. Të gjithë treguesit politik çojnë kah ajo se nuk do të ketë nënshkrim të ndonjë marrëveshje, edhe s’mund të ketë as marrëveshje që do të mund të nënshkruhet nga këta njerëz pa kredi nacionale. Këto janë veprime politike të cilat e favorizojnë Serbinë dhe Kurtin, pra janë zhvillime politike ekskluzivisht në interes shtetëror serb”, thotë deputeti për Gazeta Blic.

Ai mendon se plani franko-gjerman do të jetë fitore për serbët, teksa thotë se qeveria Kurti do ta formojë Asociacionin këtë vit dhe ai shprehet kundër çdo marrëveshje që është pa njohje reciproke në qendër.“Për serbët, është fitore të nënshkruhet plani franko-gjerman kështu siç është pa njohje, pa detyrim të ndryshimit të kushtetutës serbe, pa vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në nivel ambasadorësh, pa detyrimet tjera që rrjedhin nga marrëveshjet tashmë të nënshkruar gjatë procesit të dialogut ndër vite. Nëse Serbia arrin ta fus në statut të “zajednicës” statusin shtetëror për kishën ortodokse dhe ta bartë nën autoritetin e “Sinidit rus”, ta formojë asociacionin, për Kosovën mendoj unë do të tregojë tolerancë për dy gjëra, liberalizimi i vizave edhe eventualisht pranimin e Kosovës ne UNESCO ose në INTERPOL, edhe këtu mbyllen zhvillimet pozitive për serbët edhe për Albinin. Ky është skenari më i “mirë” për qeverinë Kurti. Formimin e asociacionit në ketë vit, e ka me patjetër qeveria Kurti dhe atë në të gjitha variantet. Mbetëm konsistent në qëndrim kundër, për çfarëdo marrëveshje që nuk e ka njohjen reciproke. Pra, nëse nuk është pikë e parë e planit njohja e pavarësisë së Kosovës shtet sovran, jam kundër! Pa njohje, nuk e përkrahim asnjë plan dhe nuk mund ta linçojnë opozitën as kundërshtarët e platformës së tyre, siç po mundohen byroistë e qeverisë duke i krahasuar me opozitën serbe”, thekson deputeti Hisen Berisha.

Tutje, ai thekson se njohja de facto brenda planit evropian është tejet e rrezikshme dhe i shkon në favor Serbisë, e të cilën mund ta tërheq kur të dojë.

“Lëvizjet politike e diplomatike evropiane, lënë të kuptohet se patjetër po pajtohen serbët edhe vasali i tyre Kurti, të bisedojnë gjoja për të futur njohjen edhe “zajednicën” si pika të planit, i cili u paralajmërua si temë e bisedimeve në takimin e radhës në mes Kurtit dhe Vuçiq. Por, në fakt kjo është lëvizje taktike sa për të blerë kohë në favorin rus. Shpresoj se dikush në Senat apo Kongresin amerikan sa më parë ta thotë këtë. Po thuhet se Plani franko – gjerman, evropian, euroamerikan apo përfundimisht Plani VV apo Veton – Vuçiq, ka njohjen “de facto” brenda. Ky do të jetë një veprim politik tejet i rrezikshëm, që në fakt i shkon në favor Serbisë.

Njohja “de facto” është në fakt njohje e një entiteti territorial, si në rastin e Kosovës, me një status të përkohshëm, nga një shtet apo nga disa shtete tjera. Kjo njohje “de fakto” mund të tërhiqet kurdo, nga shteti njohës. Po ashtu, kjo ndikon në juridiksionin gjegjësisht sovranitetin mbi territorin në rast çnjohje. Pra, me njohjen “de fakto”, nuk njihet e drejta apo nuk kemi njohje “de jure” por njihet një rrethanë faktike, përkatësisht pala e njohur apo titullari, respektivisht bartësi i sovranitetit politik në territor të caktuar, konsiderohet fakt por ilegal”, deklaron Berisha.Ai shton se mbajtja në pushtet e Kurtit është në interes të Vuçiqit dhe se të dy duan ta mbajnë në pushtet njëri tjetrin.

Mbajtja në qeverisje e Kurit, është në interesin e Vuçiq e Serbisë! Në emër të kësaj, pra mbajtjes në qeverisje të Kurtit, pra klanit të tradhtisë, Po! Mund t’ia zgjasin duart njëri tjetrit me Vuçiqin por ndoshta jo me 27 shkurt, sepse ju duhen seriale tjera krizash. Vuçiq është tepër i interesuar dhe investon secilën ditë, që në krye të qeverisë së Republikës së Kosovës të jetë Albin Kurti. Prandaj, në platformën e tyre të veprimit politik janë krizat, ngase vetëm përmes krizave permanente, këta mund të mbahen në pushtet.Të gjithë kryeministrat e Kosovës, kanë rënë nga pozita, për shkak se Vuçiq s’ka pasur interes ti ketë përballë, sepse ishin pengesë për Serbin, në pretendimet ndaj Kosovës – shtet i pavarur e sovran në tërë territorin e strukturuar në flamurin shtetëror, të njohur ndërkombëtarisht, nga SHBA, në kufijtë ekzistues”.
Deputeti i PDK-së paralajmëron se nesër Kurti do të nënshkruajë marrëveshje të keqe për Kosovën dhe nga kjo do të prodhohen 2-3 detyrime të rrezikshme për të ardhmen e saj.

“Nesër, 27 shkurt 2023, në Bruksel, kuislingu Albin Kurti, pritet të nënshkruajë një marrëveshje të keqe për Kosovën, e cila jo që nuk e ka në qendër njohjen por e fut Kosovën në një proces të ri politik. Nga kjo marrëveshje, do të prodhohen tri detyrime të rrezikshme për të ardhmen e integritetit territorial, sovranitetit politik dhe perspektivës zhvillimore të Kosovës.1. Obligimi i themelimit të asociacionit me komuna me shumicë komunitet serb, i cili tash do të themelohet si detyrim nga marrëveshja sipas planit franko-gjerman, jo më si detyrim kushtetues apo i marrëveshjes së vitit 2013 dhe asaj të vitit 2015, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe me një statut të miratuar e autorizuar nga qeveria e Kosovës në frymën e Kushtetutës. Por, ky asociacion si “territor serb” në trupin e Kosovës themelohet me një statut të miratuar e harmonizuar në mes BE dhe Serbisë, ku BE është arbitri dhe garantuesi në këtë rast.

2. Tjetërsimi i statusit të kishës ortodokse, që e vendos mbi sovranitetin e shtetit dhe do të uzurpoj dhe tjetërsoj krejt trashëgimin shqiptare ortodokse dhe do të jetë shtet brenda shtetit.3. Ingirencat e Serbisë mbi komunat me shumicë serbe, që do t’i legalizohen me paragrafin 7, të kësaj marrëveshje. Rrjedhimisht Kosova do ta ndajë pushtetin me Serbin në mbi 10 komuna e mbi objektet religjioze me eksteritoralitet si, patriarkana e Pejës, Prizrenit, Manastiri i Deçanit, Graqanicës e të tjera, që do përfshijnë 42% të territorit dhe e bëjnë hartën e Kosovës të duket si lëkurë leopardi.
Takimi i nesërm do të sjell pranimin e planit franko – gjerman dhe pranimin e një orari për zbatimin e atij plani”, përfundon Hisen Berisha./Gazeta Blic/

JU REKOMANDOJMË

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë
01/09/2026 - 10:46

Në seancën e rigjykimit, i akuzuari Endrit Nika u deklarua sërish i pafajshëm për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë-Kosovë më 2023. “I pafajshëm”,...

Më shumëDetails

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 10:20

Një grua, e cila ishte raportuar si e zhdukur në Dragash, është gjetur pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 31 gusht,...

Më shumëDetails

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë