Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bëhen publik emrat e disa viktimave që pretendohet se janë vrarë nga Thaçi dhe të tjerët, në mesin e tyre edhe shqiptarë

01/03/2023 - 10:47
në Kryesore, Lajme
A A
Bëhen publik emrat e disa viktimave që pretendohet se janë vrarë nga Thaçi dhe të tjerët, në mesin e tyre edhe shqiptarë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Më 27 shkurt 2023, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) e ka dorëzuar një version publik më pak të redaktuar të aktakuzës së ndryshuar në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ku bëhen të ditur emrat e disa nga viktimat që pretendohen se janë vrarë dhe disa të tjerëve që pretendohen se janë zhdukur me forcë.

Në Komunën e Drenasit, si viktima të vrasjes përmenden: Emin Emini, Ibush Hamza, Hyzri Hajrizi, Shaban Hoti, Safet Hysenaj, Bashkim Rashiti, Lutfi Xhemshiti, Shyqyri Zymeri dhe Hasan Hoxha. Tutje, përmendet edhe Ajet Gashi.

Në Komunën e Lipjanit, si viktima të vrasjes përmenden: Bojan Cvetkoviq, Zarko Filipoviq, Dragoljub Tanaskoviq, Zivota Todoroviq, Dragan Vuçetiviq.

Kurse, në Komunën e Podujevës si viktimë përmendet Osman Sinani, derisa në Komunën e Rahovecit përmendet Cvetko Pleviq, e po ashtu edhe Hysen Krasniqi. Në Suharekë, si viktima përmenden Latife Kololli dhe Rrushe Kololli.

Më poshtë gjeni edhe emrat e tjerë të viktimave të vrasjeve të pretenduara që janë bërë publik:

 

 

Si viktima të zhdukjes me forcë në Ferizaj përmenden: Rrahim Elezi, Riza Kiki, Faik Reci dhe Nezir Topojani. Kurse, në Suharekë, përmenden Latife Kololli dhe Rrushe Kololli.Ndërsa, në Gjakovë përmendet Pal Krasniqi.Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.

Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020./ “Betimi për Drejtësi“.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë