Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çanak: Përmes Asociacionit Vuçiq synon “Republikë Srpska” në veri të Kosovës

01/03/2023 - 22:54
në Kryesore, Lajme
A A
Çanak: Përmes Asociacionit Vuçiq synon “Republikë Srpska” në veri të Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lideri i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak, duke ka komentuar Marrëveshjen evropiane ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se kjo e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe vendos marrëdhënie mes dy shteteve.

Në pyetjen se kush fitoi dhe kush humbi nga Marrëveshja evropiane Çanak, për “N1” thotë se atje nuk fitoi askush.

“Është thjesht një ofertë që nuk mund të refuzohet dhe ju keni dy pika në atë marrëveshje. Njëra është problematike për kryeministrin Kurti dhe tjetra për presidentin Vuçiq”, tha Çanak, duke shtuar se “nuk ka dyshim se Kosova po merr pavarësinë e saj”.

“Kurti fiton qasje në organizatat ndërkombëtare, njohje praktike dhe të padiskutueshme të Kosovës, pasi në pikën 3, me aq sa e kam lexuar, thuhet qartë se marrëdhëniet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit duhet të zhvillohen në përputhje me dokumentet e OKB-së për marrëdhëniet ndërmjet shteteve. Kjo e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe vendos marrëdhënie mes dy shteteve”, ka theksuar Çanak.

Për Vuçiqin, shton ai, gjëja më e rëndësishme është Asociacioni i Komunave Serbe – të marrë “Republikë Srpska” në veri të Kosovës.

“Nuk do të jetë si ‘Republika Srpska’ sepse atje jetojnë 36 mijë dhe kjo nuk ka asnjë ndikim në popullsinë dy milionëshe të Kosovës”, shpjegoi Çanak.

Kur bëhet fjalë për ata që në Serbi e quajnë Vuçiqin tradhtar për shkak të kësaj marrëveshjeje, Çanak thotë se ata janë pretendues të pushtetit.

“Ata duan të jenë Vuçiqa më të mëdhenj se Vuçiq, të gjithë janë të lidhur me historinë ruse”, thekson Çanak.

Sipas tij, Bashkimi Evropian ka pushuar së qeni faktori motivues, çfarë ishte 20-30 vjet më parë.Në pyetjen nëse Vuçiq do të jetë hero apo tradhtar për shkak të marrëveshjes, ai thotë se “Është e lehtë të jesh i sinqertë, siç do të thoshte një nga miqtë e mi, kur askush nuk të do”.

“Nga ana tjetër, është e lehtë të jesh hero kur nuk ke rrugëdalje tjetër. Për këtë Vuçiq nuk do të hyjë në histori, kjo është e sigurt, por gjatë pushtetit tij kanë ndodhur gjëra të rëndësishme në historinë e këtyre hapësirave, kjo është e sigurt”, tha Çanak.

JU REKOMANDOJMË

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë