Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ekskluzive: Para me fajde, kanosje për vrasje, shitje të veturave deri në 460 mijë € – për çka dyshohet pronari i auto sallonit “Buna M” në Vushtrri

05/03/2023 - 13:23
në Kryesore, Lajme
A A
Aksioni kundër fajdes, arrestohet edhe pronari i auto sallon Buna M në Vushtrri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Operacioni policor kundër fajdes i zhvilluar më 2 mars në disa qytete të vendit, nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda rezultoi me arrestimin e 14 personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale. Pronarët e auto salloneve e kompanive të tjera, që u arrestuan po dyshohen për fajde, detyrim e shmangie nga tatimi. Gjatë këtij aksioni, u konfiskuan mbi 20 vetura, rreth 84 mijë euro, armë e prova të tjera.

Ndryshe, në kuadër të aksioni janë arrestuar edhe pronari i Auto Sallon “Alberti”, Skender Bajrami, pronari i “Euro Abi”, Shefik Rexhepi, pronari i “Laberion”, Bashkim Osmani dhe persona të tjerë për të cilët ka raportuar Veriu info.

Gazeta Sinjali ka siguruar detaje ekskluzive nga dosja e Prokurorisë me dyshimet e ngritura si rezultat i hetimeve që janë zhvilluar tash e një kohë.

Në vazhdën e raportimit lidhur me këtë rast, Sinjali sot sjellë detaje edhe për një biznes tjetër që u godit nga shteti, auto sallonin “Buna M” në Vushtrri, pronari i të cilit është Ajvaz Muzaqi, që tashmë ndodhet në paraburgim. Ai po dyshohet se ka kryer veprat penale “Fajde”, “Detyrim” dhe “Shmangie nga tatimi”.


Ajvaz Muzaqi

Muzaqi bashkë me të dyshuarin Ardi Saraqi, dyshohen se nga viti 2020, e kanë shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare pronarit të ndërmarrjes ndërtimore “Ornela”, duke kontraktuar shuma joproporcionale të pasurisë.

Sipas dosjes së Prokurorisë, i dëmtuar është detyruar të paguajë shuma të parave deri në 461 mijë euro për të blerë disa vetura, të cilat më pas është detyruar t’i shes, duke pësuar dëm në vlerë të mijëra eurove.

Muzaqi dhe Saraqi dyshohen se kanë kontraktuar shuma jo proporcionale të pasurisë, në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të të dëmtuarit S.B. Ky i fundit, si pronar i ndërmarrjes ndërtimore Ornela, për shkak të vështirësive financiare, si pasojë e pandemisë dhe obligimeve nga pagesat e fajdeve për personat e tjerë, në pamundësi për t’i paguar këto obligime, është detyruar që të blejë një veturë nga të dyshuarit me çmimin prej 50 mijë eurosh, e më pas është detyruar t’ia shes një personi tjetër për 28 mijë euro, duke pësuar kështu dëm 22 mijë euro.

Të njëjtin ‘trick’, ata dyshohet se e kanë aplikuar edhe me një veturë tjetër, të cilën ia kanë shitur të njëjtit pronar, të kompanisë Ornela. Sipas dosjes së Prokurorisë, bëhet fjalë për një veturë “Audi”, që i dëmtuari është detyruar ta blejë nga të dyshuarit për çmimin prej 60 mijë eurosh dhe për shkak të obligimeve për ta paguar fajdet, është detyruar që atë veturë ta shes për 42 mijë euro.

Dëmi kap vlerën mbi 100 mijë euro

Në dosjen e siguruar nga Sinjali thuhet se i dëmtuari dyshohet se është detyruar nga Muzaqi dhe Saraqi që të blejë disa vetura në vlerë të 461 mijë eurosh, që t’i paguajë për 3 ose 4 muaj, e të cilat kanë pasur vlerë më të ulët se sa janë shitur nga të dyshuarit. Ato vetura, i dëmtuari është detyruar t’i shes për 350 mijë euro, duke pësuar kështu dëm rreth 111 mijë eurosh.

Muzaqi dhe Saraqi dyshohet se i kanë shkaktuar dëm edhe buxhetit të Republikës së Kosovës

Sipas dyshimeve të ngitura nga Prokurori i Shtetit, ata po ashtu dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Shmangia nga tatimi”, pasi pagesën për shitblerjen e veturave e kanë bërë me para cash, duke shënuar vlera jo të sakta të mallrave të shitura, të cilat më pas i kanë përdorur për kryerjen e veprës penale “fajdeja”, duke shkaktuar kështu dëm prej mijëra eurosh në buxhetin e Republikës së Kosovës.

Muzaqi dyshohet edhe për veprën penale “Detyrimi”.

Pronari i auto sallonit “Buna M”, dyshohet edhe për një tjetër vepër penale. Nga fillimi i vitit 2020, ai dyshohet se bashkë me të dyshuarin Mujë Ademi, me qëllim të përftimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, me kanosje serioze, i kanë detyruar dy persona që të paguajnë shuma të parave në dëm të pasurisë së tyre. Ata po dyshohen që i kanë kanosur seriozisht viktimat se do ta pësojnë keq, ose do t’i vrasin, pasi ata nuk arrinin që t’i kthenin me kohë shumën e parave në emër të fajdes dhe shumën që e kanë marrë në shërbim.

Kështu, të dëmtuarit janë detyruar që të marrin para me fajde te personat e tjerë, me qëllim që t’i kryejnë pagesat ndaj tyre, duke shkaktuar kështu dëm nga 20 mijë deri në 100 mijë euro.

Ndryshe, edhe në ARBK, Muzaqi rezulton të jetë pronar i këtij auto salloni.

JU REKOMANDOJMË

Lushtaku demanton Kurtin, publikon raportin e Policisë ku thuhet se ai nuk e ka rrezikuar eskortën

Lushtaku demanton Kurtin, publikon raportin e Policisë ku thuhet se ai nuk e ka rrezikuar eskortën
22/05/2026 - 19:59

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një intervistë të dhënë më 18 maj 2026 deklaroi se kryetari i Komunës së Skenderajt kishte tentuar, me veturë zyrtare, të ndërhynte...

Më shumëDetails

Zgjedhjet e 7 qershorit, mbi 15 mijë votues më shumë në listën e votuesve

Serbia provon të ndërhyjë në zgjedhjet e 28 dhjetorit, fton serbët e zhvendosur të votojnë, vendoset një linjë telefoni në shërbim
22/05/2026 - 19:51

Numri i shtetasve të Kosovës me të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit është 2 milionë e 92 mijë e 174 votues. Këtë e ka...

Më shumëDetails

Komuna e Prishtinës shqipton 4 gjoba me nga 500 euro për hedhjen e mbeturinave: S’do tolerohen ata që ndotin lagjet

Komuna e Prishtinës shqipton 4 gjoba me nga 500 euro për hedhjen e mbeturinave: S’do tolerohen ata që ndotin lagjet
22/05/2026 - 19:39

Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se ditën e sotme, janë shqiptuar katër gjoba nga 500 euro, për hedhjen e mbeturinave vëllimore në hapësira publike. Nga Komuna është thënë,...

Më shumëDetails

Gjykata Komerciale ndalon keqpërdorimin e Artmotion Sh.P.K me të drejtat ekskluzive të Telekomit për Kampionatin Botëror 2026

Gjykata Komerciale ndalon keqpërdorimin e Artmotion Sh.P.K me të drejtat ekskluzive të Telekomit për Kampionatin Botëror 2026
22/05/2026 - 19:30

Gjykata Komerciale e Kosovës ka nxjerrë aktvendim duke aprovuar në tërësi si të bazuar propozomin e Telekomit për caktimin masës së përkohshme të sigurisë ndaj keqpërdorimit të ARTMOTION...

Më shumëDetails

Ibrahimi: Komunat para kolapsit financiar – nuk ka mjete për investime kapitale

Ibrahimi: Komunat para kolapsit financiar – nuk ka mjete për investime kapitale
22/05/2026 - 19:10

Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, në EURO n’T7 ka thënë se nuk ka asnjë strategji kombëtare për zhvillim ekonomik lokal. Përkundrazi, sipas tij,...

Më shumëDetails

Anita shpërthen në lot duke folur për djalin e Hashim Thaçit dhe personat që e shanë familjen Haradinaj

Anita shpërthen në lot duke folur për djalin e Hashim Thaçit dhe personat që e shanë familjen Haradinaj
22/05/2026 - 19:03

Bashkëshortja e Ramush Haradinajt, Anita, me lot në sy ka folur për gjykimin në Hagë të ish-krerëve të UÇK-së. Ajo, nga përvoja e saj, ka thënë “se procesi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja kur do të kryhet pagesa prej 100 euro për pensionistët dhe studentët

    Ja kur do të kryhet pagesa prej 100 euro për pensionistët dhe studentët

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Futën qytetaren në kredi 25 mijë euro pa dijeninë e saj, arrestohen menaxheri dhe analisti i ‘Ziraat Bank’ (Emrat)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Afera milionëshe me prona në Prishtinë | Qeveria Kurti refuzon ta kryejë konfiskimin për të cilin mori vendim Gjykata, deponohet kallëzim penal

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Lajm jo i mirë: Ky është çmimi i naftës për sot

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Në kohë fushate Kurti njofton pakon për përballje me inflacionin: 100 euro për pensionistët, fëmijët, sektorin privat e studentët

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë