Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ekskluzive: Seanca u mbajt në QKUK – Ja si ndikoi prokurori Rasim Maloku në lehtësimin e marrjes së vendimit për lirimin e të arrestuarit për fajde, Skender Bajrami (Dokument)

05/03/2023 - 16:44
në Kryesore, Lajme
A A
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Më 2 mars Skender Bajrami – pronar i Auto Sallon “Alberti” ishte arrestuar në kuadër të aksionit ndaj disa biznesmenëve nën dyshimin për fajde, detyrim e shmangie nga tatimi. Mirëpo, sot Gjykata Themelore e Ferizajt nuk e ka aprovuar kërkesën e Prokurisë Themelore të Ferizajt për caktimin e masës së paraburgimit ndaj këtij biznesmeni multimilioner, duke e lënë të lirë të njëjtin.

Pra, nga 15 persona të arrestuar për fajde, detyrim e shmangie nga tatimi, 14 të arrestuarve iu është caktuar masa e paraburgimit, përderisa vetëm Skender Bajrami ka arritur të lirohet. Gazeta online Veriu.info ka arritur të siguroj Aktvendimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt të marr sot, ku thuhet se për te pandehurin Skender Bajrami refuzohet kërkesa e Prokurorisë Themelore të Ferizajt.

Mirëpo, Gjykata ka vendosur një masë më të leht ndaj Skender Bajrami, duke i ndaluar për t’iu afruar vendimit apo personit të caktuar në kohëzgjatje prej një muaji, thuhet në aktvendimin e siguruar ekskluzivisht nga Veriu.info.

Në pjesën e fundit të aktvendimit bëhet e ditur se për të pandehurin Skender Bajrami seanca dëgjimore është mbajtur dje në ambientet e QKUK-së në Prishtinë, gjegjësisht në Klinikën e Kardiologjisë , pasi që i njëjti gjatë intervistimit nga ana e hetuesve kishte probleme shëndetësore dhe më pas ishte shtrirë në këtë klinikë, ku sipas rekomandimeve të mjekut (kardiologut) ishte hospitalizuar aty.

Bëhet e ditur se në seancën dëgjimore të mbajtur në QKUK, prokurori i Shtetit, Rasim Maloku kishte mbetur në tërësi pranë kërkesës me shkrim për caktimin e masës së paraburgimit sa i përket rrezikut për të ndikuar në dëshimtarë e të dëmtuar dhe rrezikut për përsëritjen e veprave penale.

Mirëpo, në aktvendim shihet se ligjërisht  për t’i ndihmuar Skender Bajramit të lirohet nga arresti, faktor vendimtar ishte tërheqja e prokurorit Rasim Maloku nga pika për “rrezikun e ikjes” së tij. Pra, prokurorit Rasim Maloku në seancën dëgjimore të mbajtur në QKUK, kishte deklaruar se nuk ekziston rreziku i ikjes së këtij të pandehuri (shih dokumentin).

Pas këtij deklarimi të prokurorit, gjyqtari i procedurës paraprake kishte ardhur në përfundim se për Skender Bajramin nuk është e domosdoshme masa e caktimit të paraburgimit, por vetëm caktimi i masës së ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar, duke konsideruar se kjo masë është e mjaftueshme për të arritur qëllimin ligjor.

Më tej thuhet se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar, pasi që me gjetjen në liri i njëjti mund të ndikoj në të dëmtuarit, dëshmitarët, të pandehurit e tjerë dhe në bashkëkryerësit e veprave penale, pasi që Skender Bajrami dyshohet se ka kryer 3 vepra penale të fajdes dhe veprën penale të shmangies tatimore.

Në aktvendimin e siguruar nga Veriu.info, thuhet se Skender Bajrami gjatë kësaj periudhe nuk guxon të i afrohet personave të dëmtuar Xhavit Shala, Samir Bajrami, Salih Sinani, si dhe të bashkëakuzuarve në distancë prej 50 metra.

Ndryshe, Skender Bajrami është aksionar me 10% (17 milionë euro) në Qendrën Tregtare “Prishtina Mall”, e cila pritet të hapet më 09.03.2023.

Përveç Skender Bajramit që është liruar, Gjykata Themelore në Ferizaj e ka aprovuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 14 të dyshuarve të tjerë: Egzon Salihut, Besnik Salihut, Fadil Salihut, Ardi Saraqit, Shefik Rexhepit, Lindrit Haradinajt, Ramiz Ademit, Mujë Ademit,Kadri Gërbeshit, Ajvaz Muzaqit, Bashkim Osmanit, Bahri Abazit, Nexhmi Abazit dhe Shukri Haxhiut.

Më poshtë gjeni artikujt e tjerë për arrestimin e Skender Bajramit:

Ekskluzive: Gjykata e liroi, por Skender Bajramit i ndalohet t’iu afrohet të dëmtuarve Xhavit Shala, Samir Bajrami, Salih Sinani, pasi dyshohet për tri vepra penale të fajdes (Dokument)

“Era shtet”! Lirohet Skender Bajrami – pronar i A.S. “Alberti”, i arrestuar për fajde

Veliu: Çuditërisht lajmi për arrestimin e pronarit të “Albertit” u “zhduk” nga mediet

Ky është aksionari i “Prishtina Mall”, Skender Bajrami, që u arrestua në aksionin kundër fajdes, detyrimit e shmangies nga tatimi

Skender Bajrami i A.S. “Alberti”, i arrestuar në aksionin kundër fajdes, detyrimit dhe shmangies tatimor është aksionar në “Prishtina Mall” me 17 milionë euro

Skender Bajrami, pronari i Autosallonit “Alberti”, në mesin e të arrestuarve në aksionin e djeshëm të Policisë kundër fajdes, detyrimit dhe shmangies tatimor

 

 

JU REKOMANDOJMË

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi – ka një thirrje për palët

Sorensenit i propozohet ta “vëjë në ballë të dialogut njohjen reciproke, që ta zgjidhë konfliktin përgjithmonë”
15/08/2026 - 13:55

Emisari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, është pyetur së fundmi për rolin e SHBA’së në procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Në një intervistë për Danas, gazeta serbe...

Më shumëDetails

“Hyp se t’vrava, zbrit se të mbyta”, Gola publikon video: PDK-ja dikur thoshte një gjë, sot një tjetër

“Hyp se t’vrava, zbrit se të mbyta”, Gola publikon video: PDK-ja dikur thoshte një gjë, sot një tjetër
15/08/2026 - 13:29

Deputeti i Vetëvendosjes, Ardian Gola, ka akuzuar deputetët e PDK-së për ndryshim të qëndrimeve, duke thënë se ajo që kanë deklaruar më herët nuk përputhet me atë që...

Më shumëDetails

Zhduket pa gjurmë 31-vjeçarja në Prishtinë – bashkëshorti e raportoi në Polici pesë ditë pas largimit

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
15/08/2026 - 13:03

Një grua nga Prishtina është raportuar e zhdukur, pasi është larguar nga shtëpia dhe prej atëherë nuk është lajmëruar. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë...

Më shumëDetails

Trafikonin armë zjarri nga Kosova në Shqipëri, policia shqiptare arreston dy persona, njëra banore e Prizrenit

Trafikonin armë zjarri nga Kosova në Shqipëri, policia shqiptare arreston dy persona, njëra banore e Prizrenit
15/08/2026 - 12:54

Një operacion kundër trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova drejt Shqipërisë është finalizuar në Maminas, ku policia ka sekuestruar 3 pistoleta, 34 fishekë luftarakë, një automjet dhe...

Më shumëDetails

Gjini, Haxhiut: Ju nuk jeni Presidente e zgjedhur – ju edhe Kurti s’po kërkoni zgjidhje, por fajtor

Gjini, Haxhiut: Ju nuk jeni Presidente e zgjedhur – ju edhe Kurti s’po kërkoni zgjidhje, por fajtor
15/08/2026 - 12:33

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, i është përgjigjur ftesës së ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, për takimin e së martës, lidhur me situatën e krijuar politike...

Më shumëDetails

Ekstradohet nga Kroacia 34-vjeçari nga Lipjani – arrestohet sapo zbret në Aeroportin “Adem Jashari”

Kreu tri vjedhje- Bie në duart e policisë hajni (A.B)
15/08/2026 - 12:14

Një person i kërkuar nga organet e drejtësisë në Kosovë është ekstraduar nga Kroacia dhe është arrestuar menjëherë pas mbërritjes në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Burimet e Sinjalit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nesër, ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës i kushtohet dhunës ndaj grave

    Salihu: 3,101 mësimdhënës, me vendim të Qeverisë, këtë vit do të mbesin jashtë listës së pagave

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Këta janë 6 kandidatët që kaluan verifikimin për Sekretar të Përgjithshëm të Kuvendit

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Gjyqtari Gashi u arrestua në motel, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Po hapnin kanalizimin, punëtorët gjejnë 9 milionë euro ar të fshehura në mur

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Publikohet fotografia, oficeri i BIA-s dhe spiuni i dyshuar Fehim Sali në një nga takimet e tyre në Serbi

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë