Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nevoja për “armikun kujdestar”

20/12/2021 - 12:14
në Opinione
A A
Nevoja për “armikun kujdestar”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Njerëz të qeverisë dhe të Lëvizjes Vetëvendosje po provojnë të gjejnë “fajtorë e armiq kujdestarë”, kur po ballafaqohen me probleme që duhet zgjidhur. Ata e kanë ditur se me çfarë do të përballen kur të vijnë në pushtet, andaj duhet të punojnë e jo të vajtojnë.

Imer Mushkolaj

Kur Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) dështoi të prodhojë rrymë mjaftueshëm gjatë javës, njerëz të Lëvizjes Vetëvendosje nuk hezituan të “diagnostifikojnë” menjëherë problemin. Njëri nga tha tha se kjo ishte sabotim dhe duhej të merreshin masa ndaj sabotuesve, respektivisht nevojitej spastrim i pamëshirshëm dhe i menjëhershëm i tyre. Askush nuk mori gjë vesh se cilët ishin sabotuesit, pse paskan sabotuar dhe kundër kujt qenka drejtuar sabotimi. Akuzat për sabotim në KEK bëhen nga zyrtarë të partisë në pushtet, në situatën kur në krye të kësaj kompanie është vënë njeriu i përshtatshëm i partisë. Pse, si dhe kush paska sabotuar nuk e sqaroi kush, por pandehmat dhe akuzat mbetën.

Para se të ndërmarrë veprime për të zgjidhur problemin e mungesës së rrymës dhe, rrjedhimisht, ngrohjes qendrore në Prishtinë, njerëzit e partisë provuan të drejtojnë gishtin kah “armiku kujdestar” që fshihet diku – kësaj radhe në KEK dhe që ka për qëllim vetëm sabotimin, pengimin e “punës së mirë” të qeverisë.

Rasti i KEK’ut është i fundit nga disa syresh kur njerëz të partisë nisin gjuetinë për të gjetur fajtorë e armiq kujdestarë, ndërkohë që nuk ndërmarrin veprime e nuk marrin vendime për të zgjidhur problemet.

Njësoj ndodhi me rastin e sindikatave që po kërkojnë zbatimin e ligjit të pagave. Në vend se qeveria të dialogojë, debatojë e gjejë zgjidhje bashkë me përfaqësuesit sindikalë, “armik kujdestar” gjeti ish-koalicionin PAN. Në një përpjekje dëshpëruese për të hequr përgjegjësinë nga vetja, njerëz të qeverisë e të partisë drejtuan gishtin drejt udhëheqjes sindikale, duke i etiketuar e linçuar ata si përgjegjësit kryesorë për gjendjen në këta sektorë. Duke provuar t’i diskreditojë ata, partia e qeveria kanë për qëllim që t’i diskreditojnë sindikatat që po u udhëhiqkan nga njerëz jokompetentë të lidhur me “ish-regjimin”. Ndërkaq, të njëjtit njerëz i udhëhiqnin të njëjtat sindikata edhe kur Vetëvendosja ishte në opozitë, por atëherë ata ishin të mirë e të drejtë.

* * *

Sa ishin në opozitë njerëzve të Vetëvendosjes nuk iu interesonte nëse kishte prishje a jo, por thonin se KEDS’i duhet të ofrojë furnizim me rrymë për qytetarët. Shumë e drejtë. Por tash, një vit e pak më vonë, të njëjtit njerëz nuk mendojnë njësoj. Tash fajin për problemet me rrymë iu adresohen qeverive të kalauara. Me të drejtë, por a nuk është tash Vetëvendosja në pushtet dhe a nuk duhet të gjejë zgjidhje për problemet? A nuk e ka fuqinë si asnjë qeveri deri më tash, për të bërë çfarë të dojë? Pse duhet vazhdimisht të gjejë dikë a diçka për t’u arsyetuar për çështje që nuk mund t’i zgjidhë me kohë?

Nëse paska pasur sabotim në KEK, atëherë qeveria duhet ta bëjë të qartë për qytetarët se për çfarë bëhet fjalë. Nëse sindikatat kërkojnë zbatimin e ligjit të pagave, atëherë qeveria duhet të tregojë se çfarë do të ndodhë me të, kur pritet të sillet në Kuvend, sa do të jetë kostoja financiare e zbatimit të tij dhe a mundet të përballohet nga buxheti aktual.

Më e lehta është të drejtohet gishti drejt dikujt a diçkaje, por qeveria duhet t’i shohë ndryshe problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen qytetarët.

* * *

Është e vërtetë, qeverisja e keqe ndër vite ka bërë shumë dëme dhe ka shkaktuar shumë probleme. Po ashtu, është e vërtetë se gjithçka nuk mund të zgjidhet menjëherë. Por, Vetëvendosja e ka pasur fort të qartë se cilat janë problemet me të cilat do të ballafaqohet kur të vijë në pushtet – që nga ato ekonomiko-sociale, arsimi e shëndetësia, deri te dialogu me Serbinë dhe politika e jashtme. E ka pasur të qartë se, pavarësisht çfarë ka menduar atëherë, në pushtet nuk mund të sillet si opozitë e as si ndonjë OJQ.

Pasiguria në marrjen e vendimeve dhe droja se mos nuk po veprojnë si duhet kanë bërë që plot veprime e vendime të mos merren me kohë. Ose të anulohen më pas. Për mënyrën se si kanë qeverisur ndër vite, partitë tjera kanë marrë ndëshkimin më 14 shkurt. A mjafton kjo? Sigurisht jo, nëse ka vend për hetime e ndjekje penale për vendime e veprime të jashtëligjshme. Por a duhet amnistuar qeverisja e tashme shkaku i vendimeve që janë marrë ose nuk janë marrë në të kaluarën? Qeveria e ka përgjegjësinë për të kryer punë, për të zgjidhur probleme, për t’ua lehtësuar jetën njerëzve. Të gjitha i ka në dorë dhe askush nuk mund ta pengojë as ndalojë së punuari. Përpjekja për të kërkuar përgjegjësinë tjetërkund është e kotë. “Armiqtë kujdestarë” nuk të amnistojnë gjithnjë nga përgjegjësia.

JU REKOMANDOJMË

Momenti kur Merz e kupton që s’i mori votat e mjaftueshme për kancelar – pamje
Opinione

Pasiguri politike në Gjermani, Merz duhet të rikuperohet nga ky fillim i vështirë

08/05/2025 - 15:54
Pengmarrja egoiste që politikanët e Republikës së Kosovës i kanë bërë të Drejtës Kushtetuese të qytetarit të vet
Opinione

Pengmarrja egoiste që politikanët e Republikës së Kosovës i kanë bërë të Drejtës Kushtetuese të qytetarit të vet

05/05/2025 - 13:34
Gjuha denigruese e parlamentarëve në Kosovë e Shqipëri, është më shumë pasqyrë e personalitetit, se sa “reklamë” partiake e ideologjike!
Opinione

Bllokada e sadomazohizmit partiak , si një “makiavelizëm” i ri politik në Kosovë

03/05/2025 - 19:39
Menaxhimi i arrestimit dhe ndalimit policor
Opinione

Menaxhimi i arrestimit dhe ndalimit policor

03/05/2025 - 15:47
Eskapada tragjike ose si Greqia i tregoi Kurtit gishtin e mesit
Lajme

Eskapada tragjike ose si Greqia i tregoi Kurtit gishtin e mesit

24/04/2025 - 18:37
Shqipëri-Kosovë, sherr për Ferrarin kur s’ke lek as për biçikletën
Opinione

Shqipëri-Kosovë, sherr për Ferrarin kur s’ke lek as për biçikletën

21/04/2025 - 15:45

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Peci lëshohet ulët, e quan qelbësirë gazetarin Ermal Panduri

    Peci lëshohet ulët, e quan qelbësirë gazetarin Ermal Panduri

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Vjen reagimi i presidencës: Nëse e di dikush në Kosovë që Osmani s’bën ftesa koti, janë Peci dhe Gërvalla

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Ky është personi që i dha fund jetës pasi që e theri me thikë gruan e tij

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ekskluzive: KFOR-i hap rrugët ilegale në veri që u mbyllen nga Policia e Kosovës, mundësi e re për kontrabandistët!

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Kuvendi Komunal i Mitrovicës me shumicë votash miratoi Hartën Zonale, Kryesuesja kundërligjshëm konstatoi se nuk është aprovuar (Dokument)

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë