Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Epoka e një mijë të vërtetave

20/12/2021 - 12:15
në Opinione
A A
Epoka e një mijë të vërtetave
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lajmet nuk mund të shndërrohen në produkte të zakonshme, dhe gjigantët e teknologjisë duhet t’u nënshtrohen rregullave të qarta, të sakta dhe të patejkalueshme. Luixhi Pirandelo thotë se nuk ka asnjë të vërtetë të vetme, por ka po aq të vërteta sa ka njerëz që besojnë se i zotërojnë ato

Nga Giovanbattista Trebisacce

Xhorxh Oruell. Nëse shkrimtari britanik do të kishte jetuar më shumë se 47 vjet, ndoshta do ta kujtonim me më shumë ëndje por edhe mister për shkak të “profecive” të tij. Në fakt nuk ka pasur asgjë që ka lindur nga imagjinata e Oruell, dhe që nuk është vërtetuar në realitet.

Mjafton të mendoni për romanin e tij “Vitit 1984” (një lloj Big Brother bashkëkohor:Sot miliona e miliona kamera të shpërndara nëpër botë monitorojnë vazhdimisht lëvizjet tona) apo internetin dhe rrjetet sociale, ku kontrolli i vazhdueshëm kryhet nëpërmjet të ashtuquajturit “profilim”.

Apo “Fermën e Kafshëve“, një përrallë alegorike madhështore,që mund të përfaqësojë sot retorikën“Të gjitha kafshët janë të barabarta “, dhe e “demokracisë nga poshtë” nga njerëz që luftojnë kundër establishmentit, dhe që më pas bëhen establishmenti i radhës”. Megjithatë, Oruell tregon një largpamësi profetike, edhe në konsideratat e tij më të thella që synojnë të analizojnë marrëdhëniet e njeriut me të vërtetën. Reflektimet e tij denoncojnë me vendosmëri rreziqet e një të vërtete të deformuar, të prirur për të qenë në shërbim të propagandës, retorikës dhe nacionalizmit (tashmë e zëvendësuar nga sovraniteti), një e vërtetë e burgosur nga lajmet, e kushtëzuar në mos e asgjësuar nga kufijtë e lirisë së shprehjes.

Këto referenca janë shumë aktuale sot për shkak të shumë të vërtetave të disponueshme në ueb, të shumëfishuara në mënyrë eksponenciale dhe që megjithatë e bëjnë të duket bosh konceptin e vërtetësisë. Çdo gazetar, çdo faqe online, çdo faqe në Facebook, përhap të vërtetën e saj.

Faktet ngatërrohen me opinionet, lajmet e rreme vihen në qendër të vëmendjes duke e zhvendosur në periferi informacionin e saktë. Dhe clickbait (burimi i lajmeve sensacionale) shndërrohet në një linjë editoriale. Pra një “pyll i errët” për ata që kanë si të vetmen dëshirë informimin.

Në këtë aspekt janë shumë domethënëse fjalët e Papa Françeskut, të marra nga encilika e tij “Ungjilli i buzëqeshjes”:“Çuditërisht, ne nuk kemi pasur kurrë më parë më shumë informacion se sa sot, e megjithatë vazhdojmë të mos e dimë se çfarë po ndodh”.

Një ndryshim kursi në lidhje me parimet e shenjta të së drejtës për informim dhe i historiografisë, të cilat kanë qenë gjithmonë të lidhura me pluralizmin e lajmeve dhe burimet e tyre. I njëjti pluralizëm që garanton sot shumëfishimin e kanaleve të keqinformimit dhe që ijep mundësi lajmeve të rreme – të cilat vijnë nga rrjetet sociale apo rrjeti – të pushtojnë faqet e para edhe të mediave kryesore tradicionale.

Prandaj, nevojitet një “dietë informative“ e karakterizuar nga një prirje e fortë për ndërveprim aktiv e mediave për të garantuar raportimin e së vërtetës. Dhe kjo gjë është e arritshme vetëm nëpërmjet një marrëdhënie të vazhdueshme me burimet e informacionit për të hetuar, verifikuar, krahasuar të dhënat, për të mos rënë viktima të keqinformimit.

Sot po përjetojmë një mbingarkesë informacioni, e cila sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, është një e keqe shumë më e madhe sesa pandemia e Covid-19:infodemia. Ky term i ri përfaqëson me saktësi dukurinë e ngopjes nga informacioni, zakonisht i pasaktë dhe i pa verifikuar, lajmet e rreme dhe sensacionalizmi, të cilat në këtë kohë pandemie kanë shkaktuar një rritje marramendëse të frikës dhe ankthit.

Të gjitha këtyre i shtojmë algoritmet matematikore (‘zemra’ e vërtetë e rrjeteve sociale dhe motorëve të kërkimit), të cilët përmes proceseve të profilizimit përzgjedhin lajmet që duhet të lexojmë, produktet që duhet të blejmë. Sipas një raporti mbi konsumin e informacionit nga Agcom (Autoriteti për Garancitë e Komunikimeve), 54.5 për qind e përdoruesve kanë qasje tek informacioni përmes rrjeteve sociale dhe motorëve të kërkimit.

Pra një proces që e ndryshon perceptimin tonë mbi realitetin,dhe që është konfiguruar në sytë tanë në mënyrë të pjesshme dhe paragjykuese. E ardhmja e informacionit, nuk mund të injorojë një apel të fortë për përgjegjësi kolektive.

Lajmet nuk mund të shndërrohen në produkte të zakonshme, dhe gjigantët e teknologjisë duhet t’u nënshtrohen rregullave të qarta, të sakta dhe të patejkalueshme. Më pëlqen që ta mbyll këtë shkrim të shkurtër, duke përmendur një autor tjetër të madh të shekullit XX-të , Luixhi Pirandelo.

Ai thotë se nuk ka asnjë të vërtetë të vetme, por ka po aq të vërteta sa ka njerëz që besojnë se i zotërojnë ato. Në dramën “Kështu është”, kur gruas së zotit Ponza i kërkohet të zgjidhë misterin e identitetit të saj, gruaja, mishërimi i së vërtetës pirandeliane, me fytyrën e mbuluar nga një vello e zezë, përgjigjet se është njëherazi edhe vajza e zonjës Frola, po ashtu edhe gruaja e dytë e zotit Ponza:“Unë jam ajo që t’i beson se jam!”.

Shënim: Giovanbattista Trebisacce, profesor i pedagogjisë së përgjithshme në Universitetin e Katanias. / “Opinione.it” – Bota.al

JU REKOMANDOJMË

Siguria e objekteve të infrastrukturës me interes shtetëror
Opinione

Siguria e objekteve të infrastrukturës me interes shtetëror

01/11/2025 - 11:12
Tahiraj reagon për fushatën kundër Ferit Idrizit: Ushtarët e UÇK-sê nuk janë të mirë, veç kur janë të vdekur!
Opinione

Tahiraj reagon për fushatën kundër Ferit Idrizit: Ushtarët e UÇK-sê nuk janë të mirë, veç kur janë të vdekur!

29/10/2025 - 16:44
Selimi – Kurtit: “Nëse je BABA, je përgjegjës për qeverisjen, problemet e hallet e njerëzve”
Opinione

Një mbret lakuriq (dhe krejtësisht i vetmuar)

28/10/2025 - 11:33
Turi djallëzor dhe hipokrit i Edi Rames!
Opinione

Qeveria foli për drejtësi, por qeverisi me moral, opozita kërkoi pushtet, por mrizoj në mungesë të ideve!

27/10/2025 - 21:37
Kosova s’mundet dhe s’duhet ta ndjekë Kinën kundër influencerëve
Opinione

Kosova s’mundet dhe s’duhet ta ndjekë Kinën kundër influencerëve

24/10/2025 - 21:32
Maqedonasit votuan për “shqiptarët që ju duhen”
Opinione

Maqedonasit votuan për “shqiptarët që ju duhen”

21/10/2025 - 14:12

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dorëzohet në Gjykatë padia ndaj Qeverisë Kurti në detyrë, kërkohet të anulohet ky vendim

    Dorëzohet në Gjykatë padia ndaj Qeverisë Kurti në detyrë, kërkohet të anulohet ky vendim

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Arbresh: Grupi i Milan Radoiçiqit plagosi dhe rrëmbeu serbin në Leposaviq

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Familja distancohet nga Kadri Kryeziu për deklaratën e tij për Islamin

    171 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • Ankohet mitrovicasi: Vartësit e Faton Pecit futen veturat në oborrin tim në orën 22:00 të natës dhe na shkaktuan shqetësim

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Ish zv/ministri Radomiroviq thotë se ishte dëshmitar i rastit të rrëmbimit të serbit në kufi: “E bëri grupi i Milan Radoiçiqit”

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë