Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Emigrantët, armë shantazhi dhe destabiliteti

20/12/2021 - 12:16
në Opinione
A A
Emigrantët, armë shantazhi dhe destabiliteti
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Meqenëse kufijtë janë tashmë vetëm simbolikë, mund edhe te negociohen. Ky është një realitet i trishtë, nga i cili nuk mund të largohemi, dhe në bazë të të cilit qëndron nga njëra anë dështimi i vendeve nga të cilat njerëzit thjesht duan të ikin, dhe nga ana tjetër hipokrizia e vendeve që besohet se janë ishuj të mirëqenies të rrethuar nga një “det dëshpërimi”

Nga Alfredo Luís Somoza

Migrimet njerëzore datojnë që në kohët e lashta, kur Homo Sapiens nisi të zhvendosej nga Afrika Lindore për të pushtuar çdo cep të Tokës. Një migrim që ndodhi përmes lëvizje me këmbë, dhe që krijoi gradualisht vendbanime dhe ua zvogëloi hapësirën botës së kafshëve.

Gjatë perandorive të dikurshme ka pasur migrime, vullnetare apo të detyruara, të cilat kanë qenë pasojë e pushtimeve territoriale, dhe të cilat konsoliduan një model bujqësor, ekonomik dhe kulturor. Ndërkohë migrimet edhe për shkaqe klimatike, për shembull në lidhje me periudhat akullnajore,diktuan edhe fundin e shteteve që dukeshin të përjetshme, siç ishte Perandoria Romake.

Lëvizjet masive të popujve ndodhën edhe përmes detrave, sikurse ishte zgjerimi i jashtëzakonshëm i popujve polinezianë në Paqësor, apo ato të shekullit tëXV-të e në vazhdim, si ai i evropianëve përgjatë rrugëve të kolonializmit të sapolindur.

Ka pasur emigrantë fetarë, siç ishin puritanët në Amerikën e Veriut dhe holandezët në Afrikën e Jugut; që vunë nën kontroll pasuri të reja dhe toka bujqësore, duke ua rrëmbyer ato popujve origjinalë, si në Amerikën e Jugut; ose e bënë këtë për t’i dhënë fund padrejtësive stërgjyshore, që e kanë origjinën që në Mesjetë, si në valën e madhe e cila në mesin e shekullit XIX-të boshatisi rajone të tëra të varfra të Irlandës, Spanjës, Portugalisë dhe Italisë.

Gjatë shekullit XX-të, lëvizjet migratore ndryshuan drejtim:nga drejtimi Veri-Jug kaluan në atë Jug-Veri. Nga kontinentet që kishin pranuar emigrantë evropianë (Afrika, Amerika Jug-Qendrore, pjesë të Azisë), emigrantët fillojnë të largohen drejt vendeve të Veriut, të cilat janë bërë më të pasura, por që aktualisht kanë hyrë në një recesion demografik.

Plakja e popullsisë ka lënë të lira miliona vende pune:ekonomia e këtyre shteteve kërkon punëtorë të rinj të gatshëm të punojnë në industri dhe bujqësi, por edhe në sektorin e shërbimit. Kjo mbetet një nga kontradiktat më të mëdha të flukseve migratore bashkëkohore:ato janë jetike për ecurinë ekonomike të vendeve më të përparuara, por roli i tyre nuk njihet.

Madje, ai shkakton në fakt kontradikta ligjore, diskriminime, madje ndonjëherë edhe instrumentalizime politike. Në historinë e gjatë të migracionit, risia absolute e kohëve të fundit është përdorimi i emigrantëve si një armë për shantazh, apo si një mjet për të destabilizuar vendet e tjera.

Në fillim ishte Turqia që e “monetarizoi” pritjen e refugjatëve sirianë në territorin e saj, në këmbim të fondeve evropiane, dhe për t’i garantuar vetes imunitet ndaj ndryshimeve autoritare që po ndodhnin në këtë vend.

Edhe Meksika po përjeton një situatë të krahasueshme. Nga një vend emigrantësh, ajo është bërë një vend kalimi për refugjatët e Amerikës Qendrore që duan të futen në Shtetet e Bashkuara:dhe kjo i ka dhënë këtij vendi një mjet të ri për të përfituar lëshime të ndryshme nga Uashingtoni.

Tani është radha e Bjellorusisë, e cila po përdor mijëra emigrantë kundër kufijve polakë, për të lehtësuar sanksionet e vendosura kundër regjimit të Minskut nga Bashkimi Evropian. Minsku po ndjek shembullin e Ankarasë.

Në mënyrën e saj më modeste, edhe Libia, një shtet që ndodhet aktualisht në duart e bandave të armatosura, e mban Italinë nën shantazh duke grumbulluar ndihma të bollshme. Dhe Maroku po negocion me Spanjën për sigurinë e bastioneve spanjolle të Ceutës dhe Melilës, të pushtuara nga mijëra të rinj, që do të donin të hynin në Evropë.

Kjo përzierje shpërthyese e autoritarizmit dhe dëshpërimit, i vendos në telashe serioze vendet e shenjestruara. Kjo pasi nuk mund të qëllohet mbi civilët, dhe opinioni publik mbështet si praninë e kampeve të refugjatëve dhe lënien e këtyre të fundit në mesin e të ftohtit të dimrit, mjafton që ata të qëndrojnë larg kufijve të vendeve të tyre.

Dhe meqenëse kufijtë janë tashmë vetëm simbolikë, mund edhe te negociohen. Ky është një realitet i trishtë, nga i cili nuk mund të largohemi, dhe në bazë të të cilit qëndron nga njëra anë dështimi i vendeve nga të cilat njerëzit thjesht duan të ikin, dhe nga ana tjetër hipokrizia e vendeve që besohet se janë ishuj të mirëqenies të rrethuar nga një “det dëshpërimi”.

Një botë që i ngjan gjithnjë e më shumë lagjeve të mbyllura të Amerikës Latine që janë vetëm për të pasurit, ku jetohet duke pretenduar se gjithçka funksionon dhe je i sigurt, por vetëm sepse në kufi ka tela me gjemba dhe roje të armatosura për ta garantuar këtë qetësi.

Shënim: Alfredo Luís Somoza, antropolog italo-argjentinas, dhe ekspert mbi politikën ndërkombëtare. Ai është drejtor i revistës online dialoghi.info, dhe president i Institutit të Bashkëpunimit Ekonomik Ndërkombëtar të Milanos (ICEI).

“Huffington Post Italia”; bota.al

JU REKOMANDOJMË

Momenti kur Merz e kupton që s’i mori votat e mjaftueshme për kancelar – pamje
Opinione

Pasiguri politike në Gjermani, Merz duhet të rikuperohet nga ky fillim i vështirë

08/05/2025 - 15:54
Pengmarrja egoiste që politikanët e Republikës së Kosovës i kanë bërë të Drejtës Kushtetuese të qytetarit të vet
Opinione

Pengmarrja egoiste që politikanët e Republikës së Kosovës i kanë bërë të Drejtës Kushtetuese të qytetarit të vet

05/05/2025 - 13:34
Gjuha denigruese e parlamentarëve në Kosovë e Shqipëri, është më shumë pasqyrë e personalitetit, se sa “reklamë” partiake e ideologjike!
Opinione

Bllokada e sadomazohizmit partiak , si një “makiavelizëm” i ri politik në Kosovë

03/05/2025 - 19:39
Menaxhimi i arrestimit dhe ndalimit policor
Opinione

Menaxhimi i arrestimit dhe ndalimit policor

03/05/2025 - 15:47
Eskapada tragjike ose si Greqia i tregoi Kurtit gishtin e mesit
Lajme

Eskapada tragjike ose si Greqia i tregoi Kurtit gishtin e mesit

24/04/2025 - 18:37
Shqipëri-Kosovë, sherr për Ferrarin kur s’ke lek as për biçikletën
Opinione

Shqipëri-Kosovë, sherr për Ferrarin kur s’ke lek as për biçikletën

21/04/2025 - 15:45

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vjen reagimi i presidencës: Nëse e di dikush në Kosovë që Osmani s’bën ftesa koti, janë Peci dhe Gërvalla

    Vjen reagimi i presidencës: Nëse e di dikush në Kosovë që Osmani s’bën ftesa koti, janë Peci dhe Gërvalla

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Peci lëshohet ulët, e quan qelbësirë gazetarin Ermal Panduri

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Ky është personi që i dha fund jetës pasi që e theri me thikë gruan e tij

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ekskluzive: KFOR-i hap rrugët ilegale në veri që u mbyllen nga Policia e Kosovës, mundësi e re për kontrabandistët!

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Kuvendi Komunal i Mitrovicës me shumicë votash miratoi Hartën Zonale, Kryesuesja kundërligjshëm konstatoi se nuk është aprovuar (Dokument)

    161 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë