
Një gazetar në Meksikë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale pasi i quajti ‘të marrë’ të gjithë ata që janë kundër vaksinimit ndaj Covid-19.
Leonardo Schwebel i Telediario Guadalajara shpërtheu gjatë një transmetimi në programin televiziv teksau bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të mbanin maskat vënë dhe të vaksinoheshin për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.
“Të mallkuar antivaksistë, gallatë budallenjsh. Ndaloni me budallallëqet tuaja dhe të paktën vendosni një maskë të mallkuar në fytyrë!”- ka thënë ai.











