
Zyrtarja e LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu, ka reaguar për raportin e Departamentit të Shtetit për Kosovën, i cili thotë se ka korrupsion serioz qeveritar dhe pandëshkueshëm, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka pyetur se a është ky ndryshimi që është kërkuar.
Postimi i saj i plotë:
Mirëmëngjesi!
Dep. i shtetit amerikan dje paska thënë se në Kosovë ka ‘Korrupsion serioz qeveritar dhe pandëshkueshmëri’.
A është ky ndryshimi që keni kërkuar?










