Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Vjosa Osmani nuk do të preket nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, deputeti Veton Berisha vetëm do të kompensohet”

31/03/2023 - 15:47
në Kryesore, Lajme
A A
“Vjosa Osmani nuk do të preket nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, deputeti Veton Berisha vetëm do të kompensohet”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do të vazhdojë të jetë në krye të Presidencës pavarësisht raportimeve se Gjykata Kushtetuese mund ta rrëzoj për shkak të ankesës së kandidatit për deputet, Veton Berisha.

Kështu të paktën ka deklaruar për Gazeta Blic drejtori i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënëieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli.

Ai duke referuar burime brenda Gjykatës Kushtetuese ka theksuar se Vjosa Osmani nuk do të preket nga vendimi i instancës më të lartë gjyqësore në vend.

Sipas tij, as deputeti Veton Berisha nuk do të mund të hyjë në Kuvend, por vetëm do të kompensohet.

“Vjosa Osmani nuk do të preket nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, pra ajo do ta vazhdojë mandatin deri në fund. Në anën tjetër, as deputeti Veton Berisha nuk do të jetë pjesë e kësaj legjislatur dhe se vetëm do të kompensohet”, thotë ai për Gazeta Blic.

Ndryshe, vendimi i Gjykatës Kushtetuese pritet të bëhet publik ditëve në vijim.

Pas raportimeve të mëdiave se mund të rrëzohet presidentja Vjosa Osmani ka pasur reagime të shumta.

Madje, shefi i kabinetit të presidentes, Blerim Vela ka akuzuar rëndë mediat, duke e quajtur edhe si tentim puç ndaj institucioneve.

Ndërsa, njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të presidentes Vjosa Osmani, Faton Peci ka folur të enjten për Gazeta Blic pas raportimeve në media se Gjykata Kushtetuese mund ta rrëzoj të parën e shtetit, për shkak se dy kandidatë për deputetë kanë bërë ankesa në instancën më të lartë gjyqësore në vend.

Ministri i Bujqësisë ka theksuar se nëse do të ndodhtë një skenar i tillë, pra nëse Gjykata Kushtetuese do ta rrëzonte Osmanin, “ky në fakt është skenar i Serbisë për destabilizim institucional të Kosovës”.

Ai ka theksuar se treshja drejtuese e vendit: presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryekuvendari, Glauk Konjufca janë më unik se kurrë.

“Tre krerët e institucioneve Osmani, Kurti dhe Konjufca bashkëpunojnë e funksionojnë sot njësoj si më 4 prill 2021 kur u zgjodh Presidentja Vjosa Osmani në Kuvendin e Republikës”, tha ai për Gazeta Blic.

Sipas tij, “sulmi mbi cilindo prej tyre është sulm mbi të tre, mbi të gjithë ne, e para së gjithash mbi shtetin demokratik e pushtetin e ri”.

“Një veprimi të tillë me siguri do t’i gëzohej Beogradi zyrtar, sepse ky në fakt është skenar i Serbisë për destabilizim institucional të Kosovës”, vlerëson ministri Peci.

Peci ka kritika edhe opozitën kosovare, duke u dërguar mesazh që të mësohen të jenë në rolin e opozitës dhe të pushojnë me sabotime.“Ndërkaq atyre në Kosovë që populli ua mori fuqinë me votën e lirë, ata duhet të mësohen me punën në opozitë dhe të pushojnë me insinuatat e sabotimet”, thotë ai

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë