
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, i ka dërguar letër kreut të Serbisë, Aleksandar Vucic, duke i kuajtuar se rruga europiane e këtij shteti, varet nga progresi drejt normalizimit të plotë të raporteve me Republikën e Kosovës, raporte të cilat Biden e përsëritë se duhet të bazohen në njohje reciproke.
Presidenti amerikan, Joe Biden i ka dërguar një letër Vucicit, me rastin e ditës së shtetit të Serbisë.
Në letrën e publikuar nga presidenca e Serbisë, Joe Biden i kujton Vucicit se rruga evropiane e Serbisë varet nga progresi drejt normalizimit të plotë të raporteve me Republikën e Kosovës, raporte të cilat Biden e përsëritë se duhet të bazohen në njohje reciproke, raporton danas, transmeton Metro.
Biden i ka thënë Vucicit se Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Serbinë dhe të gjithë fqinjët e saj.
“Aspiratat e Serbisë drejt BE-së gjithashtu varen nga progresi drejt normalizimi të plotë të raporteve në mes të Beogradit dhe Prishtinës, të cilat, siç edhe ju e dini, duhet të bazohen në njohje reciproke. SHBA-ja qëndron e gatshme që t’iu mbështes për të punuar në mirëbesim për të arritur një synim të tillë. Familja evropiane nuk është e plotë pa Serbinë dhe pa të gjithë fqinjët e saj”, ka shkruar Biden në letrën e tij.
Në fund të letrës Biden ka uruar ditën e shtetësisë së Serbisë.











