Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bie çmimi i miellit, por i bukës mund të rritet si shkak i shtrenjtimit të energjisë elektrike

12/04/2023 - 10:17
në Lajme
A A
Bie çmimi i miellit, por i bukës mund të rritet si shkak i shtrenjtimit të energjisë elektrike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Çmimi i një ton mielli ka rënë për 30%.

Nga 550 sa ishte toni, tani është 420 euro.

Megjithatë, rënie nuk ka pësuar edhe çmimi i bukës.

Buka aktualisht në furrat e Kosovës kushton 0.50 euro.

Nga Shoqata e Mullisëve për Front Online thonë se pas zbritjes së çmimit të miellit, duhet të reflektojnë çmimet edhe në produktet ushqimore

“Po ka rënie për 30%. Toni i miellit prej 550 eurove, ka rënë në 420 euro. Të gjitha produktet ushqimore, janë duke reflektuar shumë vonë, ne kemi reflektuar me miellin për shembull, mirëpo çmimet ne pakicë nuk po reflektojnë shumë, edhe në markete, shoh te vaji shumë pak ka pësu rënie në krahasim se çka është dashur me pasë, të gjitha produktet ushqimore, gruri, misri, lule dielli, të gjitha produktet kanë pësuar rënie”, thonë nga kjo shoqatë për Front Online.

Tarifat e reja të energjisë elektrike do të kenë ndikim tek furrtarët.

Kreu i Mullisëve për Front Online thotë se më vështirë e kanë ata që punojnë me rrymë, por prapë se prapë sipas tij është e përballueshme.

“Tek mielli nuk ndikon shumë, se 15%, dmth nuk është 1 euro në ton, jemi prapë në një çmim më të mirë në regjion të rrymës, e tek furrat, ata që kanë pjekje me rrymë, që është bërë një gabim shumë i madh, i subvencionimit të qeverisë në vitin e kaluar për ngrohje me rrymë, kjo ka me pasë një ndikim shumë të madh dmth tash edhe furrtarët, është shumë reale që ka me pasë një ndikim, por nuk i di kostot, por tek mullisët nuk do të reagojë, nuk ka ndonjë ndikim shumë të madh, do të thotë është e përballueshme”, u shpreh Zejnullahu.

Si në këtë vit, Kosova për nga gruri nuk ka qenë asnjëherë më mirë.

Sipas kreut të mullisëve, vendi nuk është duke marrë miell nga vendet e tjera.

“Kosova aktualisht ka miell të mjaftueshëm për këtë sezon, të gjithë mullisët kanë prit lëvizje të çmimeve, kemi pësu rënie, tani ka edhe rënie të tregut, kështu që mund të themi se brenda vendit kemi mjaftueshëm grurë. Nuk është duke importuar Kosova, subvencionimi është shumë i mirë, tani me këtë subvencionim kemi shumë më shumë të mbjella në këtë vit, gruri është në një gjendje shumë të mirë, edhe unë mendoj se jemi kurrë më mirë me grurin”, deklaroi ai për Front Online.

Kosova është përballur me rritje çmimesh të produkteve dhe shërbimeve nga fundi i vitit të kaluar, kryesisht për shkak të çrregullimeve në furnizime që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit.

Hov më të madh atyre u ka dhënë pushtimi rus i Ukrainës, i cili ka nisur në fund të shkurtit.

Si Rusia, ashtu edhe Ukraina janë ndër eksportueset më të mëdha të drithërave në botë dhe lufta mes tyre ka shkaktuar çrregullime në tregje.

Kuvendi ka miratuar Projektligjin për çmimet tavan, apo masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

JU REKOMANDOJMË

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë