Gruaja e vrarë sot në Pejë është e moshës 63 vjeçare.
Ajo dyshohet se është vrarë nga djali i saj në shtëpi në rrugën “ Mbreti Zog” në Pejë.
Këto të dhëna i ka bërë të ditur zëdhënësi i PK-së për rajonin Pejës Driton Rugova.
Ai ka thënë se i dyshuari është arrestuar. Rasti sipas PK-së ka ndodhur rreth orës 16:00.
“Sot rreth orës 16:00 Policia është informuar në lidhje me këtë rast. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, saktësisht në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë. Aty ka dalë edhe mjeku kujdestar i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Rasti po hetohet për “vrasje të rëndë”, ka thënë Rugova.
Rugova ka thënë po ashtu se i dyshuari është arrestuar nga Policia.












